Numri më i ulët prej vitit 2003/ Eurovision publikon listën e vendeve pjesëmarrëse

Eurovision Song Contest do të mirëpresë vetëm 35 vende në konkursin e vitit të ardhshëm pas bojkotit të disa shteteve për pranimin e Izraelit.

Ky është numri më i ulët që prej vitit 2003, përpara se të prezantoheshin gjysmëfinalet dhe të shtoheshin vendet hyrëse.

Unioni i Transmetimit ka konfirmuar listën e transmetuesve publikë që do të marrin pjesë. Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda janë tërhequr. Bullgaria, Rumania dhe Moldavia po rikthehen pas pushimit.

Gjysmëfinalet e vitit të ardhshëm në Vjenë do të jenë më 12 dhe 14 maj. Finalja e madhe do të mbahet më 16 maj.

Pritet të ketë një juri më të larmishme dhe kontrolle të përmirësuara votimi. EBU u shpreh se shpreson që ndryshimet të bëjnë që konkursi të mbetet “një hapësirë neutrale për të shpalosur muzikën, talentin dhe bashkimin, i lirë nga ndikimi i papërshtatshëm.”

Së fundmi, Nemo dhe fituesi irlandez i Eurovision në vitin 1994 kanë kthyer trofetë e tyre në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Lista e 35 vendeve pjesëmarrëse:

Shqipëri
Armeni
Australi
Austri
Azerbajxhan
Belgjikë
Bullgari
Kroaci
Qipro
Çeki
Danimarkë
Estoni
Finlandë
Francë
Gjeorgji
Gjermani
Greqi
Izrael
Itali
Letoni
Lituani
Luksemburg
Malta
Moldavi
Mal i Zi
Norvegji
Poloni
Portugali
Rumani
San Marino
Serbi
Suedi
Zvicër
Ukrainë
Mbretëri e Bashkuar.

ObserverKult


Lexo edhe:

IZRAELI PJESË E EUROVISION 2026, FITUESI ZVICERIAN NEMO KTHEN TROFEUN NË SHENJË PROTESTE