
Së shpejti Shtëpia Botuese Littera do të sjell për lexuesit librin “Ideokracia” të mendimtarit dhe shkrimtarit të shquar spanjoll Miguel de Unamuno, përkthyer në shqip nga poetja dhe studiuesja Manjola Brahaj Halili.
Ky botim sjell një përzgjedhje përfaqësuese esesh nga krijimtaria eseistike e njërit prej figurave më të rëndësishme të mendimit evropian të shekullit XX.
Esetë e këtij vëllimi janë përzgjedhur nga përmbledhja monumentale “Obras Completas VIII, Ensayos”, botuar në vitin 2007 nën kujdesin e Ricardo Senabre, në bashkëpunim me Bibliotekën Castro dhe Fondacionin José Antonio de Castro.
Botimi përfshin gjashtë ese, të cilat trajtojnë tema themelore si krijimtaria dhe procesi krijues, dinjiteti njerëzor, besimi, civilizimi, kultura dhe kriza e patriotizmit. Këto tema janë shtjelluar me qartësi mendimi, ndjeshmëri estetike dhe thellësi filozofike, duke e bërë librin një lexim reflektiv dhe aktual edhe për kohën tonë.
Botimi i këtij libri u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
ObserverKult






