
Prita te dera e mallit ca ditë
Mos postieri i moshuar, me biçikletë,
Po ma sjell një kartolinë si dikur
Por mësova se koha mikeshë
Kishte ndërruar itinerarin
Moti më kishte harruar…
Ndoshta pse vullkani më nuk shpërthen!
U vesha i tëri n’zhgënjim, u zhyta n’mëkate
Ta fajësoj këtë harresë, këtë letargji
Prisja një shfajësim
Oh, dhimbja më doli në pritë!
Me një shpjegim t’ri…
Ëndërr më mbeti kartolina fizike
Bari gjysmëvdekur, gjethe të humbura
Lisa lakuriq pa zëra zogjsh
Nga era e marrë dhe dhjetori shpirtmjegull
Do kujtime të trishta, pa nevojë
Më kishin futur n’burgun e mendimeve
si dënim apo ndoshta shpërblim?!
Në rrjetën e mërimangës dialektike.
Funddhjetor 2025
ObserverKult
Lexo edhe:
MAXHUN OSMANAJ: KUR MË VIZITON NANA PASDARKE






