Shazim Mehmeti: Nuk ka mbetë gja me ba…

Shazim Mehmeti

Nuk ka mbetë gja me ba,
nuk ka mbetë gja me thanë,
(edhe pse gja s’kam ba, as gja s’kam thanë),
asht koha me i shijue këto çaste t’fundit,
asht koha me e mprehë (edhe ma) shikimin,
asht koha me e përpi (edhe ca)
dritën e dëlirë t’Zotit,

oh, afrohu ma ngat, ma ngat afrohu, zemër,
prekmi duert, trupin,
lëmomi flokët prej bore,
n’sy shikomë, si m’sheh tani
zogu i vdekjes që ndalun m’asht
n’parmak t’dritares,

ashtu due, ashtu due me ikë,
due me ikë, tuj e lanë n’sytë e tu, shikimin e fundit,
due me vdekë, tuj e lanë n’gojën tande,
frymën e fundit…

ObserverKult


Lexo edhe:

SHAZIM MEHMETI: DELIRUE FRYMA, AJRI, HAPËSIA…