
Profesorët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, do të bëjnë hapjen e ekspozitës kolektive e cila do të mbahet në Galerinë FAB në Tiranë. Kështu bëhet e dituar përmes një njoftimi publik.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e ekspozitës kolektive të profesorëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, e cila do të organizohet në Galerinë FAB në Tiranë.”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim i rëndësishëm akademik e artistik për të festuar përmes artit 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita bën bashkë vlerat dhe krijimtarinë bashkëkohore të pedagogëve nga të dyja anët e kufirit, duke dëshmuar frymën e përbashkët kulturore.
Hapja solemne (Vernissage) do të bëhet më datë 17 Shkurt 2026, në orën 18:00.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Bardhyl Bejtullahu, Basri Mekolli, Ismet Jonuzi, Mehmet Behluli, Mirsad Lushtaku, Muhamet Ahmeti, Rrezeart Galica, Sabri Shaqiri, Suad Rama, Valbona Rexhepi, Valdet Vuciterna, Xhevdet Pantina, Zake Prelvukaj, Zeni Ballazhi, si dhe Ardian Isufi, Artan Peqini, Albes Fusha, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Genc Permeti, Kreshnik Xhiku dhe Mikel Temo.
Ngjarja është kuruar nga Guri Çavdarbasha dhe koordinuar nga Shpëtim Kërçova.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë FAB deri më 27 Shkurt 2026.

ObserverKult
Lexo edhe:






