Stan Dragoti e James Belushi, të veshur si arvanitas në Hollivud

Dy artistët shqiptarë me famë botërore në një fotografi me fustanellën shqiptare, në vitin 1985. James Belushi dhe Stan Dragoti, dy artistët e mirënjohur shqiptarë të Hollivudit, kishin veshur kostumet arvanitase dhe ishin shfaqur në këtë fotografi fantastike, në vitin 1985. Fotografia është publikuar në Gazetën “Illyria”.

Stan Dragoti është vlerësuar nga Shqipëria, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Në kohën e luftës së Kosovës, Stan Dragoti ishte një nga intelektualët shqiptaro-amerikanë më aktivë, në mbrojtjen e të drejtave të kombit të tij. Stan Dragoti është me origjinë nga Dragoti i Tepelenës.

Ai është i biri i Asllan Dragotit, veprimtarit të shquar të “Vatrës”, mbështetësit të Fan Nolit. Rrënojat e shtëpisë së tij, janë ende në fshatin tepelenas të origjinës. Stan Dragoti vdiq para disa viteve në moshën 86 -jeçare në Los Angeles.

dragoti


James Adam Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë, nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen, fshatin Qytezë, në vitin 1934, në moshën 15-vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnesë Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh, ishte i madhi John Belushi, po ashtu, aktor i famshëm i skenës së Hollyvudit dhe shoqërisë në SHBA./konica

ObserverKult

Kliko edhe:

IRENA KUKA DRAGOTI: KUR TË KTHEHEM, A DO MË MBAJË MEND NJERI…