reklamë

Me zanin e bjeshkëve/ Koncert recital i Gëzim Nikës

Këngëtari i muzikës popullore, Gëzim Nika, do të sjellë “Me zanin e bjeshkëve”, një koncert recital në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Një mbrëmje e veçantë kushtuar pasurisë së këngës sonë popullore do të vijë në skenë në bashkëpunim me Ansamblin Popullor, ku publiku do të përjetojë emocionin dhe fuqinë e traditës shqiptare.

Koncerti sjell në skenë jehonën e bjeshkëve, tingujt autentikë të folklorit dhe energjinë e gjallë të muzikës shqiptare.

Këngëtarë të tjerë do të shoqërojnë në skenë artistin, mes tyre Fatmira Breçani, Aurela Gaçe, Eli Fara dhe Aranit Hoxha, si të ftuar specialë, artistë të mirënjohur për publikun shqiptar, të cilët do t’i japin kësaj ngjarjeje një dimension edhe më festiv.

Koncerti do të shfaqet në skenën e Teatrit të Operës më datë 12 mars, ora 19:00.

ObserverKult