
Një emër me shumë peshë e me gjurmë të mëdha në artin shqiptar, Mehdi Malkaj, ishte i ftuar në emisionin “Mes’Dritë”, në Vizion Plus ku ka ndarë copëza të historisë së tij të jetës dhe të karrierës, duke rrëfyer sfidat e fëmijërisë, sakrificat për të ndjekur artin dhe lidhjen e fortë me publikun. I lindur në Memaliaj dhe i formuar në Institutin e Lartë të Arteve, Malkaj është njohur për rolet ikonike si Xhabraho Plaka dhe Milo Budalli, duke fituar titullin e lartë Artist i Popullit.
Malkaj foli i përlotur për ndikimin e madh që ka pasur në formimin e tij figura e nënës dhe e grave të qytetit të tij.
“Unë kam jetën pak të sikletshëm, sepse Zoti deshi të më merrte nënën kur isha 5 vjeç. Ajo u kishte lënë porosi shoqeve të veta: “Mos më lini djemtë të uritur.” Këto nuk më lanë të uritura dhe nuk bënin dallim. Kur ishim fëmijë, nuk e kuptonin shumë se çfarë ndodhte. Kur u rritëm, kuptuam çfarë ishte nënë. E kuptuam nëpërmjet miqve. “Do shkoj të ha bukë,” thonte ai. Heroinat e vërteta të qytetit tonë ishin nënat. Të jepte një copë bukë, po nuk të shikonte në sy, e nuk e dinte kujt ja jepte. Ishin të bindura që fëmijët e tyre do i ushqente një nënë tjetër”
Mehdi Malkaj gjithashtu rrëfeu se vëllai i tij i madh ka luajtur një rol vendimtar në jetën dhe karrierën e tij artistike.
“Kam pasur vëllain e madh, që vuri shumë gurë të suksesit tim. Më pa që bëja shaka me miqtë e mi. Më dha shtysën për të bërë këtë punë. Më dha një monolog për ta mësuar. Më tha: “Do fitosh.” Por nuk dilja në skenë, por më shtyu ai, dhe kjo mënyrë si hyra në skenë ngriti gjithë spektatorët në këmbë. Që atëherë nuk dola më nga skena“, tha Malkaj./vizionplus.tv
Për më shumë klikoni në videon në poshtë:
ObserverKult
Lexo edhe:
Jam lodhur shkaku i gomerëve…/Editorial “i pazakontë” i Faik Konicës






