reklamë

Vaçe Zela, fituese e 11 çmimeve të para në Festivalin e Këngës në RTSH

vaçe zela manushaqe
Vaçe Zela

Më 7 prill 1939, lindi në Lushnjë këngëtarja Vaçe Zela, e cila do të kthehej në ikonën e padiskutueshme të skenës sonë muzikore.

Vaçe Zela përfundoi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas nisi rrugëtimin e saj muzikor, duke spikatur që në Festivalin e Parë të Këngës në 1962, duke fituar çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë”.

Ajo ka fituar 11 herë çmimin e parë në Festivalet e Këngës në RTSH.

Karriera e saj u pasurua përmes angazhimeve në institucionet kryesore të kohës. Ajo lëvroi me mjeshtëri si muzikën e lehtë, ashtu edhe atë popullore. Si pjesë e Ansamblit Shtetëror, Vaçe Zela i dha një frymë emancipuese dhe moderne këngës shqiptare. Përmes interpretimeve legjendare si “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Trëndelinë”, “Moj e bukura More”, ajo la një gjurmë të pashlyeshme në historiografinë kulturore.

Vaçe Zela është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”.

ObserverKult


Lexo edhe:

Alejandro Jodorowsky: Nuk është lehtë të plakesh