Kjo është çiftelia të cilës gjatë luftës i ra heroi Agim Ramadani

Heroi i kombit Agim Ramadani gjatë viteve ’89-’99 kishte qëndruar në konakun e “Ramë Zyberit” në Junik, ku siç tregon pronari i asaj kulle, Zymer Krasniqi, i ndjeri Ramadani i kishte rënë çiftelisë, të cilën edhe sot e asaj dite Zymeri ende e ruan.

“Kësaj çiftelie gjatë luftës i ka ra edhe i ndjeri Agim Ramadani. E kemi lënë në mollë dhe kur kam ardhur pas luftës e kam gjetur të thyer, por për hire që i ka ra i ndjeri Agim Ramadani e kemi ruajt”, tregoi Krasniqi në një intervistë për Telegrafin.

Kujtojmë se Agim Ramadani ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- për të mos vdekur kurrë./ telegrafi