reklamë

Vjollcë Berisha: Kur ti kërkove t’i zbrisja shkallët e dashurisë…

*

Kur ti kërkove t’i zbrisja shkallët e dashurisë,
unë u lëshova një nga një në to
me kyçin e këmbës që më dhimbte,
kapur në parmakët e drurit
që ëndërroja të ishin prej Gështenje.

E mira qe të dija të rrokullisesha
apo të ma kishe dhënë një të shtyrë…
Do zhurmoja pak si enë boshe prej bakri,
pastaj do ripërtrija ashtin për ca muaj
e s’do zvarritesha kështu keq:
me kyçin e këmbës së përdredhur,
me dritat harruar ndezur atje lart,
drejt në terrin e rrugës
pa një yll.

ObserverKult

———-

Lexo edhe:

Vjollcë Berisha: Ftohtë për ëndrra miturake