
Ku vallë është jeta ime,
ajo që mund të ishte e nuk është,
e lumtur apo e trishtuar qoftë
ajo tjetra udhë që s’e mora
që mund të më bëhej shpatë apo mburojë?
Ku vallë është gjasa
Të isha pararendës pers apo norvegjez,
ku është fati që nuk më do të verbër,
ku është spiranca dhe deti, ku mund të harroj kush jam?
Ku është ajo natë e kulluar
që ia dorëzon qetësinë
ditës së mundimshme e të zhurmshme,
siç e ëndërron letërsia?
Dhe mendoj për atë grua
që më priste dikur,
dhe ndoshta… ende më pret diku.
Përktheu: Xhemazije Rizvani
ObserverKult
Lexo edhe:
Jorge Luis Borges: Shumë vite e kisha pritur dhe më në fund e takova armikun tim…






