reklamë

“Qaforja”, poezi nga Ardita Rexha

Në jetë gjithmonë më kanë gjujt me çka kanë dashtë.
S’kam pasë nji qafore prej guri me m’mbrojtë.
E vogël humba diellin,
e me kohë
drita e syve m’u ba e ftoftë.

Më vonë, m’u vu nji qafore.
Qaforja u këput.
E që atëherë
tentojnë me më gjujt prapë me gurë
prej tyne po ngre mur.

Gurë të mëdhenj janë ngul në zemrën time,
ma të ftoftë se guri i largimit tand.

Në shenjë kujtimi, në kopshtin e djegun,
kam vendosë dy gurë.
Kur kthej kokën,
i shoh të latuem me kujdes,
gëlqerore fisnike
në kopshtin e dashnisë.

Guri ma i madh asht në qafën time.
Asht i fundit
me të cilin më kanë gjujt.

ObserverKult