reklamë

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Birçe Hasko

U nda nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit.

Lajmin e hidhur e bën të ditur aktori Mevlan Shanaj.

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik bashkëpunëtor”, shkruan Shanaj në rrjetet sociale.

ObserverKult