
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, kujtoi edhe një herë për artdashësit, koncertin e YE – Kanye West, në Tiranë.
“Për herë të parë në histori, Ye vjen në Shqipëri për një spektakël gjigand ONE-NIGHT-ONLY që pritet të trondisë gjithë rajonin”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Koncerti i datës 11 korrik 2026 do ta kthejë Tiranën në epiqendrën evropiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një super-produksion monumental, skenë gjigande, teknologji të avancuar dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të parë më parë në Shqipëri.
Ndërkohë ka nisur puna për ndërtimin e “Eagle Stadium”, stadiumi i cili po ngrihet enkas për këtë event në Kashar, pranë aksit Tiranë-Durrës. Stadiumi do të mirëpresë rreth 60.000 spektatorë nga Shqipëria, rajoni e bota.
ObserverKult
Lexo edhe:
At Gjergj Fishta apo Atë Gjergj Fishta- si duhet të shkruhet saktë?






