
Nuk është një pyetje së cilës i përgjigjesh dhe vazhdon rrugën.
Ai është njëherazi jeta jote dhe kauza jote.
E para dhe mbi të gjitha,
ai është identiteti yt.
Në çastin kur ata u bënë qytetarë,
ti u bëre refugjat.
Nëse këmbët e tua shkelin këtë tokë,
tokën tënde,
të çojnë në gjyq;
nga gjyqi në mërgim.
E kur debaton me ta,
herë të akuzojnë për agresion,
herë tjetër për fantazi.
Dhe pikërisht atëherë
e kupton për herë të dytë se çfarë është atdheu.
Ai është malli për vdekjen,
që të mund të rikthesh të drejtën dhe tokën. Atdheu nuk është thjesht tokë;
ai është toka dhe e drejta së bashku.
Toka është me ta,
dhe pasi e përvetësuan me forcë,
nisën të flasin për një të drejtë të fituar.
“E drejta” e tyre ishte histori dhe kujtime;
pastaj u bë tokë dhe pushtet.
Ndërsa ti, pa fuqi, humbe historinë,
tokën dhe të drejtën…
Përktheu: Elmaz Fida
ObserverKult






