reklamë

Halil Matoshi: Odissey i Nolan-it âsht Marinës!

Essay i shkurtë për filmin “The Odyssey” të Christopher Nolan-it.

Nga Halil Matoshi

1.
Bekimi apo mallkimi i Zotave e ka braktisë udhëtarin.
Odissey e ndjen se âsht krejt i vetëm!
Nuk ke mâ ku me e vjerrë gujën e shpresës!?
As Xenia (hyjnia e mikpritjes) simas Ligjit të Zeusit nuk shfaqet gjithnji e mirë.
Odissey âsht dyshues dhe i dyshuem.

2.
Nuk ka kthim të përheshëm “në të njâjtën” (sepse mbretnon postulati ‘panta rhei’ heraclitiusiane) porse ka “kthim të përhershëm të së njâjtës” – fatumi nietzsche-ian.
Nuk ka shpresë.
Ka pushtet dhe pushtim.
Nuk ka as bekim as mallkim hyjnor, ka veç bremje ndërgjegje (ndjenjë faji) dhe ndjenjë përgjegjësie për fatin e nji qyteti/qytetnimi t’shkretnuem me komplot.
Kali i Trojës, thjesht âsht “flamur i rremë” në luftën hibride (inkursion modern.)


3.
Odissey âsht njeriu i parë iluminist tek i cili triumfon arsyeja ndaj instinktit.
Këtë qasje e mbështes shumë tek leximet kritike të Adornos dhe Horkheimerit te “Dialektika e Iluminizmit”, simas të cilave Odissey shihet si prototipi i parë i njeriut racional që zbut natyrën e egër.
Fati i tina nuk âsht i lidhun mâ me Thymosin (pasionin për lavdi dhe njohje) por âsht ai nji Marinësi amerikan.
Operativ deri në frymën e fundit.
Odissey i Matt Damon-it përmbysë Arketipin e Thymosit grek në Pragma-n.
Te Nolani, “Odissey” modern (si Cooper te Interstellar) deshet nga kjo lloj krenie.
Vërtet, Nolan e lexon Homer-in me sytë dhe mendjen e të sotshmes.

4.
Âsht në natyrën e njeriut me i shty manej kufijtë e jashtëm dhe me sprovu vetën, pra udha âsht Fatum-i i njeriut i cilli, sapo u ngrit në kâmbë dhe duel nga shpella (kujto Ciklopin/ciklopët) dhe pau horizontin krijon shumësi botëkuptimesh.
Qytetnimi fsheh rreziqe.
Âsht i dhunshëm (then kodet morale, besimet, traditat e zymta të hakmarrjës, besën shqiptare, mënyrën e jetesës në “gjendjën natyrore”.
Xenia nuk âsht veç hyjni e mikpritjës tek ballkanasit dhe Mesdheu por edhe fobi.
Pra frigë.
Ndonëse erdhëm në paqe!
E di se gjâma e Ciklopit âsht dhimta e natyrës (kafshës së dhunueme) përball qytetnimit.

5.
Odisseus âsht: Marinës dhe mërgimtar i përjetshëm.
Akcenti dhe Sjellja e “Trupave” âsht simas The Marine Attitude; Nolan vendosi që të gjithë aktorët të flasin me akcent të pastër amerikan modern.)
Kjo del n’shesh, sidomos kur Telemach-u përdor fjalën “dad” (babush/babi) në vend të “father” (atë/babë/bablok); Nolani e përdori fjalën “dad” thjesht për me i acaru idiotët nacionalista grekë të sotshëm, që e duen nji Odissey të pastër etnikisht.
Kurse kulmi i këtij acarmi âsht sfondi muzikor (kolona zanore.)
Matt Damon luan Marinsin: Produkt i një makinerie të fuqishme, i stërvitun, pragmatik, që vuan nga PTSD-ja e nji lufte moderne dhe teknologjike.
Bekim Fehmiu tek Odissea e Rossit (1968) luan Bujkun/Luftëtarin Ballkanik që ishte Mbret – por që ka humbun udhën për sh’pi; fisnikun e varfun, të mashtruem nga fatet e historisë, që ecë dathë mbi gurë, por që mbahet gjallë vetëm nga malli për shtëpinë dhe dashtunia.

6.
“Nuk ditëm me e njoftë bukurinë e botës në të cilën jetojmë, prandej vendosëm me e shkatërru atë”, thotë Odissey i Nolan-it, në nji skenë.
Njâjtë, polifonia shqiptare dhe surla dyjare janë gjânat e mrama të bukura të nji natyre të paprekun, që po treten në arkiva.
Ideja e kthimit në sh’pi âsht poetke!
‘Poetkisht banon njeriu’ (Heidegger për poezinë e Hölderlin-it.)
Itaka (ideja e nji Atdheu qjellor (të kulluem) nuk âsht mâ, âsht vèn i keq me jetu!
Nacionalizmi verbon.
Kufizon.
Tjetërson shpirtin e lirë dhe mendjen e hapun.
Sfondi muzikor (kolona zanore) e trashëgimisë shqiptare dëshmon se rajonin e ndajshin bashkë akej e trojanë me athinas e ilirë, spartanë, arabë e anadollakë e mikenas; si te Homeri edhe tek Nolan nuk mungojnë ngjyrat (tingujt) dardanë!
Multikulturalizmi.
P’ej kah e dinte gjyshja jeme analfabete përrallën për Katallanin që hante njerëz dhe vërbuesin e tina, Qosin dinak, me unë zjermi!?
Mbamendje brezash.
Odissey di shumë për kthmin e përhershëm të së njajtes (Nietzsche) dhe ik nga cikli i dhunës (mbetët në zjarr i biri, Telemach-u.)
Dhe, nji Odissey i ri që e nxitë Telemach-un me harru dhe me u shndrru nga Mbret në emigrant i mungon qytetnimit; me u nisë kah Perëndimi, besoj kishte me qenë ma i madhi Odissey i tâna kohnave!???
Fundja Perëndimi âsht sh’pia jonë.
Këtu – ku jemi – “banojmë poetkisht”!
Destini ynë âsht migrimi.

7.
Ky Odiseus âsht prototipi i njeriut Perëndimor.
Përmbush betimin. Merr haqet dhe emigron.
Ekzistencialist camus-ian por pragmatist.

ObserverKult

halil matoshi:
Halil Matoshi

Lexo edhe:

Ribotohet libri i Halil Matoshit “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe”