reklamë

“Fëmijët menduan se po vdisja”/ Phil Collins rrëfen shtatë muajt në spital dhe betejën…

Phil Collins ka rrëfyer detaje tronditëse nga një periudhë shumë e vështirë e jetës së tij, duke zbuluar se gjatë vitit 2024 gjendja e tij shëndetësore ishte aq kritike, sa fëmijët e tij menduan se po i jepnin lamtumirën e fundit.

Muzikanti britanik kaloi rreth shtatë muaj i shtruar në një spital në Zvicër, pasi gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm. Collins ka treguar se veshkat i pushuan së funksionuari dhe organet e tjera nisën të dëmtoheshin gradualisht.

Menaxheri i tij kishte thirrur pesë fëmijët e muzikantit që të qëndronin pranë shtratit të tij, por Collins thotë se nuk e kujton atë moment për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej.

Ai u shtrua fillimisht në nëntor 2023 dhe u lirua pak para Krishtlindjeve, por vetëm disa javë më vonë u rikthye në spital, këtë herë në repartin e kujdesit intensiv.

Collins ka pranuar se përkeqësimi i shëndetit të tij lidhej me rikthimin në konsumimin e tepërt të alkoolit. Pas kësaj periudhe, ai thotë se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.

Gjatë intervistës, muzikanti foli edhe për jetën e tij personale, duke pranuar se do të dëshironte të dashurohej sërish, edhe pse nuk është i sigurt nëse kjo do të jetë e mundur.

Ish-anëtari i grupit “Genesis” u tërhoq nga turnetë në vitin 2022, pasi problemet e vazhdueshme shëndetësore e penguan të luante më në bateri.

Prej vitesh, Collins përballet me probleme serioze shëndetësore, përfshirë dëmtimin e nervave në duar dhe komplikacione pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë. Për shkak të këtyre problemeve, ai përdor bastun që nga viti 2015./tema

ObserverKult


Lexo edhe:

“Prej dy vitesh shtëpia në fshatin Qosaj të Vuthajve qëndroi e mbyllur”/ Nipi i Rexhep Qosjes ndan postimin prekës për gjyshin