reklamë

Ekspozita “Arkeologjia e një portreti” hapet në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Më 25 gusht, nga ora 18:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, hapet ekspozita kolektive “Arkeologjia e një portreti”.

Lajmi për hapjen e ekspozitës bëhet i ditur nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit e Kosovës.

Përmes portreteve të ish-të burgosurve politikë, një grup artistësh sjell në qendër kujtesën, rrëfimet dhe përvojat e tyre, duke krijuar një takim mes brezave dhe një hapësirë për të reflektuar mbi atë që mbetet pas përvojave të burgimit.

Një ekspozitë që gërmon përtej imazhit dhe sjell në dritë histori e kujtime që kanë mbetur të padukshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

Zbulim i rrallë pranë Murit të Madh të Kinës, gjendet një lëng…