reklamë

Kemajl Aliu: Në çastet e një viti të pazakonshëm

Mund dhe të përsëritet viti i mbrapshtë,
të bëhet më i mbrapshtë se më 1912.
Kurthet i pasqyron hiri i kujtesës së lashtë,
Me shumë fytyra është, mashtrues dhe i sertë.

Dredharak është, ia lexoj mejtimet,
Dheut, m’ia lëkund gurët e pavarësisë;
trillueshëm përhap në botë mëkate të pa gabime,
dhe djallëzisht m’i përgjon frymëmarrjet e Lirisë.

Shmangi nga fryma jote … nuk të takojnë,
Errësirat kur më copëtuan me duart monstrum,
Lidhjes së Prizrenit dhe Flamurit  të Vlorës sonë.
Monstrumët që dhanë një Popull të rrëzojnë?

Ti je dhe duhet të jesh gjithsesi tjetër brumë…

Ndaj ndiqi, shporri ata nga kalendari i YT

A ndoshta gjaku i gjakut të Popullit të pa rrëzuar
u dashka… u dashka të të ngelë në fyt?

ObserverKult


Lexo edhe:


Kemajl Aliu: Kopshti pa lule gjumi