reklamë

Sot nis Kolonia letrare “Muzat e Jezercit” në Ferizaj

Klubi Letrar “De Rada” njofton se më 23, 24 dhe 25 tetor, Ferizaj do të mirëpresë shkrimtarë, poetë dhe studiues të letërsisë në kuadër të edicionit të tetë të kolonisë letrare “Muzat e Jezercit”.

Përgjatë tri ditëve, kolonia do të sjellë takime me krijues, promovime librash, diskutime letrare dhe aktivitete të tjera që i japin hapësirë fjalës artistike dhe bashkëbisedimit për letërsinë. Ditën e fundit të kolonisë, më 25 tetor, do të organizohet edhe edicioni jubilar i festivalit të poezisë “Ora e Astritit”.

Programi:

E premte, 23 tetor

  • Ora 17:00 – Promovimi i librit “Shekulli XX” (pjesa e dytë) të Agron Shalës.
    Vendi: Galeria e Arteve, Ferizaj.
  • Ora 19:00 – Takim me krijues: lexim, diskutim dhe bisedë.
    Vendi: Galeria e Arteve, Ferizaj.

E shtunë, 24 tetor

  • Ora 11:00 – Tryezë letrare kushtuar veprës së Rexhep Qosjes.
    Vendi: Restoranti “Foleja”, Jezerc.
  • Ora 18:00 – Promovimi i librit “Grue prej zjermi” të Donika Dabishevcit.
    Vendi: Galeria e Arteve, Ferizaj.

E diel, 25 tetor

  • Ora 11:00 – Edicioni i dhjetë i Festivalit të Poezisë “Ora e Astritit”.
    Vendi: Galeria e Arteve, Ferizaj

ObserverKult