reklamë

Ferizaj/ Të premten u promovua libri i Agron Shalës “Shekulli XX – (1951–1975)”

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, para dashamirëve të librit, të premten u prezantua vëllimi i dytë i librit të Agron Shalës “Shekulli XX – (1951–1975)”.

Libri sjell një panoramë të gjerë të zhvillimeve politike, historike, shkencore, shoqërore dhe kulturore të periudhës 1951–1975.

Përmes kësaj vepre, autori na fton ta njohim shekullin XX jo vetëm përmes ngjarjeve që përcaktuan rrjedhën e historisë, por edhe përmes ideve, artit, muzikës, kinematografisë dhe ndryshimeve që formësuan jetën e brezave.

Për librin dhe rëndësinë e tij folën Agron Islami, Arsim Hamiti, Nazmi Berisha dhe Ilir Bytyçi, ndërsa takimin e udhëhoqi Zyrafete Shala.

Ky promovim shënoi hapjen e aktiviteteve treditore të Kolonisë Letrare “Muzat e Jezercit”, që bashkon krijues, studiues dhe dashamirë të letërsisë e të kulturës.

ObserverKult