reklamë

Në Gjakovë u promovua romani “Kafene Monaliza”

Nga: Blerim Valla

Në Gjakovë me organizim të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë u bë promovimi i librit më të ri të shkrimtarit e përkthyesit të  njohur tropojan Astrit Hykaj i shkolluar për dramaturgji dhe regji në Londër.
Para se të promovohet në Gjakovë ky libër ka pasur promovime në qendra të rëndësishme lwyrare e kulturore si në Nju York, Tiranë etj. 
Së shpejti ai do të promovohet edhe në vendlindjen e tij, në Tropojë .

Siparin e këtij promovimi e hapi shkrimtari e  kryetari i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti i ciili në kumtesën e tij  pos tjerash theksoi se “Te romani Kafene MONALIZA, në qendër të të cilit janë dy personazhe -Mentori dhe Bona, në Tiranën e viteve të 90-ta të shekullit XX-të, si student dhe punonjës te kafene në fjalë. Ata janë në një lidhje mes tyre lidhjen dhe përpjekjet e tyre për të dalë nga tranzicioni gati-gati anarkik dhe pamundësisë për ta arrit daljen nga një gjendje tejet e pasigurte, përfundon në  kthimin në pikën xero. Mentori nuk arrin që me pasaportë false të kalojë kufirin italian dhe Bona që i besoj te huajit Klaus, mashtrohet çnjerëzisht. Romani mbyllet si kapitull sërish në kafene MONALIZA, te dy protagonistet e tij , të zhgënjyer me fatin e keq dhe nga jeta e dirigjuar nga vitet e mbrapshta. Romani është shkruar nga një prozator i spikatur dhe nga një regjisor, i cili ka diturin dhe  provojenë e regjisorit ta realizoj mjaftë mirë në prozë”.m.

Për romanin ’Kafene “Monaliza” ka folur edhe kryetari i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës, shkrimtari Lulzim Logu
Ky falenderoj për bashkëpunimin si përherë të sinqertë të Klubit Letrar ‘’Gjon Nikoll Kazazi’’ për këtë promovim. Logu pos tjerash ka thënë  se Astrit Hykaj me disa romane befasuese  padyshim ka sjellë një frymë të veçantë realiste të realitetit shqiptar të këtyre tridhjetë viteve të fundit, kohë e shndrrimeve të rëndësishme demokratike.
” Romani “Kafene Monaliza” i shkrimtarit Astrit Hykaj, botuar nga shtëpia botuese Mediaprint në vitin 2025, është një vepër që rikthen në vëmendjen e lexuesit Shqipërinë e fillimviteve ’90, një periudhë e trazuar, kur ndryshimet politike u shoqëruan me pasiguri ekonomike, tronditje shoqërore dhe krizë të vlerave njerëzore. Përmes historisë së një kafeneje në zemër të Tiranës dhe fatit të personazheve që e popullojnë atë, autori ndërton një tablo të një shoqërie në kërkim të vetvetes. 
Vlera e romanit qëndron jo vetëm te rikrijimi artistik i një kohe historike, por edhe te pyetjet që shtron për njeriun: Çfarë ndodh me individin kur humbet sigurinë dhe dinjitetin? Çfarë mbetet nga ëndrrat kur realiteti i mohon mundësitë për t’i realizuar? A mund të gjendet shpëtimi duke ikur nga vendi, nga të tjerët apo nga vetvetja?
Kafeneja “Monaliza” nuk është thjesht një mjedis ku zhvillohen ngjarjet. Ajo shndërrohet në një mikrokozmos të shoqërisë shqiptare, në një hapësirë ku përplasen ëndrrat dhe zhgënjimet, varfëria dhe dëshira për jetë më të mirë, idealet e rinisë dhe kufizimet e realitetit.
Titulli mbart edhe një domethënie simbolike. Referenca ndaj “Monalizës”, figurës së famshme të artit botëror, krijon një kontrast të mundshëm interpretues mes bukurisë dhe pamjes së jashtme, nga njëra anë, dhe shfytyrimit të brendshëm të individit e të shoqërisë, nga ana tjetër. Kjo e bën titullin një pikënisje të vlefshme për leximin simbolik të romanit.
Një nga kontributet e rëndësishme të romanit është rikthimi te Shqipëria e fillimviteve ’90, jo vetëm si periudhë historike, por si përvojë njerëzore.Nëpërmjet personazhit të Mentor-it, i diplomuar për aktrim, por i privuar nga mundësitë për ta ushtruar profesionin e tij, romani trajton konfliktin mes formimit dhe realitetit, mes talentit dhe pamundësisë për t’u përmbushur. Edhe personazhet e tjera përfaqësojnë njerëz që përballen me pagat e ulëta, pasigurinë dhe nevojën për të siguruar jetesën. 
Kjo e çliron romanin nga kufijtë e një rrëfimi thjesht individual. Fati i personazheve bëhet pjesë e një përvoje kolektive: një brez i tërë, i cili, pasi kishte përfytyruar një të ardhme të re, u përball me vështirësi që shpesh ia penguan realizimin e ëndrrave.  Në këtë kuptim, romani ngre një çështje universale: njeriu nuk mund të shpëtojë plotësisht nga vetvetja duke ndryshuar vetëm vendin ku jeton. Ai duhet të përballet edhe me të vërtetën e vet, me përgjegjësitë dhe me arsyet që e kanë çuar në gjendjen e krizës.
Veçanërisht domethënëse është ideja e “pikës zero”, të cilën autori e ka shpjeguar si çast të zgjimit të brendshëm të njeriut. Kjo pikë mund të lexohet si fundi i një iluzioni, por edhe si fillimi i një ndërgjegjësimi të ri.
Ndonëse ngjarjet vendosen në fillimvitet ’90, çështjet që trajton romani nuk i përkasin vetëm së kaluarës.Edhe sot, të rinj të arsimuar përballen me vështirësi për të ushtruar profesionin, për të ndërtuar një jetë të sigurt dhe për të gjetur hapësirën e duhur për talentin e tyre. Emigrimi vazhdon të jetë për shumë njerëz një mundësi për përmirësimin e jetës, por njëkohësisht shoqërohet me ndarjen nga familja, vendlindja dhe rrënjët kulturore.
Për këtë arsye, “Kafene Monaliza” mund të lexohet si një roman për tranzicionin, por edhe si një pyetje që i drejtohet shoqërisë shqiptare të sotme: A kemi arritur të krijojmë kushtet që njeriu të jetojë me dinjitet dhe ta realizojë veten në vendin e tij?!
Në thelb, mesazhi më domethënës i romanit mund të përmblidhet kështu: pika zero nuk është medoemos fundi i jetës, por mund të jetë çasti kur njeriu fillon të kuptojë të vërtetën dhe të kërkojë një mënyrë të re për të jetuar.
Përmes këtij këndvështrimi, Astrit Hykaj i shton letërsisë shqipe një rrëfim që ndërthur kujtesën historike, problematikën shoqërore dhe shqetësimin filozofik për fatin eindividit.
Pas shkrimtarit L. Logut, disa përshtypje rreth romanit në fjalë i tha shkrimtari Engjëll Berisha, i cili pos tjerash vlerësoi se romani “Kafene Monaliza”  është një pasqyrë e qartë e çoroditjes së shoqërisë shqiptare të asaj kohe dhe prek një ndër pikat më të dobëta të njeriut, të cilit shpesh, në vend që të përballet me vështirësitë, i pëlqen të marrë arratinë, duke zgjedhur kështu rrugën më të lehtë. Kjo vepër mëton të shpërfaqë jetën e njeriut që tkurret drejt pikës zero, se vetëm nga pika zero fillon dëshira e zjarrtë për të jetuar.

Ndërsa pas gjithë referuesve në fund  fjalën e pati autori i romanit Astrit Hukaj i cili potencoi disa veçori të krijimtarisë së tij dhe përkthimit, të cilën e bën me shumë  kompetencë. Ai fialenderoi të pranishmit dhe organizatorët e promovimit. Ndërsa më pas diskutoi edhe për letërsinë artistike dhe ndikimin e saj në shoqëri si dhe në pasqyrimin e realitetit shoqëror.
***
Ndryshe Astrit Hykaj është një shkrimtar, përkthyes, por edhe regjisor teatri dhe skenarist. Ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në nivelin Master për Regjisor Teatri (1994). Më pas, ka kryer studime për aktrim në Akademinë Britaniko-Amerikane të Dramës (B.A.D.A) në Londër, si dhe ka përfunduar studimet master për gjuhën angleze po në Londër (1999).
Krahas karrierës në kinematografi dhe teatër (si regjisor e skenarist), ai ka spikatur fort në letërsi si autor novelash e romanesh dhe si një përkthyes i zoti i shumë veprave të rëndësishme.

Veprat e tij kryesore (romanet dhe novelat) janë:
“Henor Harea:”
“Kafene “Monaliza”
” Marrëzia”
“Dalldia” etj.
Përkthimet e tij:
“Kur ikën nëna” nga Jodi Picoult – roman psikologjik/dramë.
“Soditje” nga Malik Badri
“Lulët e Mollës”(The Apple Tree) nga John Galsworth.
“Margaritari” nga John Steinbeck. etj.

ObserverKult