
Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “HOPE”, me koreografi të Sead Vuniqit, më 29 tetor 2026, në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Shfaqja organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, që synojnë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.
Përmes kësaj shfaqjeje, organizatorët synojnë të përcjellin mesazhin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
ObserverKult
Lexo edhe:
Gjithçka gati për “Akordet e Kosovës”, tri net me spektakël muzikor






