reklamë

Kitaristi i nominuar katër herë për Grammy, Mak Grgić, vjen në Prishtinë

Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës të dielën, më 1 nëntor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, ndërsa solist i mbrëmjes do të jetë kitaristi slloven Mak Grgić, i cili është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz Grammy.

Koncerti organizohet në bashkëpunim me festivalin ReMusica, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Italiane në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

Korça bëhet kryeqendra e filmit me metrazh të shkurtër, 100 prodhime nga mbi 40 vende/ Për herë të parë edhe filma me Inteligjencë Artificiale