
Nga Mario Benedetti
“Më pëlqejnë njerëzit e kthjellët, që nuk turpërohen nga gabimet e tyre, a nga padija për diçka të caktuar.
Njerëzit që luftojnë kundër andrallave të tyre.
Më pëlqejnë njerëzit që kërkojnë zgjidhje.
Më pëlqejnë njerëzit që mendojnë e përsiaten shpirtërisht.
Njerëzit që i çmojnë të tjerët, as për shkak të stereotipeve shoqërore, as prej shndritjeve të tyre.
Njerëzit që nuk gjykojnë, as lejojnë të gjykohen.
Më pëlqejnë njerëzit që arrijnë të kuptojnë se gabimi më i madh i njeriut, është të ngulisë në mendje, çfarë nuk i buron nga zemra. Ndjeshmëria, guximi, solidariteti, mirësia, respekti, qetësia, vlerat, hareja, ëndrrat, pendimi e dashuria për të tjerët e veten, janë thelbi i qenësisë NJERËZORE.
Me njerëz të tillë, dua të kem të bëj tërë jetën, e po t’i kem pranë meje, jam më shumë se i shpërblyer.”
Përzgjodhi e përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe:
Intervistë për t’mos e humbur me Saramagon: Pavdekёsia nuk ekziston as si ide!






