Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka mohuar zërat se në vendin ku sot ndodhet Akademia e Shkencave do të ndërtohet pallat, pasi Akademia ka nevojë për ambiente të reja.
I ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, Gjinushi u shpreh se godina është monument kulture dhe nuk preket.
-A është e vërtetë që te godina e ASH do ndërtohet një pallat dhe ju keni nevojë për ambiente të reja?
Gjinushi: Po ç’lidhje ka kjo? Nuk preket sepse është monument kulture. Unë nuk e pranoj që të lidhet një reformë se ku do strehohemi përkohësisht. Ata që kërkojnë të gjejnë një arsye jashtë një vizioni dhe jashtë një zgjidhje. Duhet të jesh në këtë mentalitet që të shkojë në mendje që dikush ta bëjë këtë gjë. Zhvendosjen e bën qeveria edhe kështu pa qenë bashkë. Disa të ASA punojnë në zyrat tona.
Sa i takon shkrirjes së Akademisë së Studimeve Albanologjike, Gjinushi tha se është një bashkim familjar dhe jo vendosje tutele.
“Ne kemi shpallur konceptin tonë që pranë ASH duhet të krijohet një rrjet i kërkimit shkencor. Në këtë rrjet duhet të bëjnë pjesë Albanologjia, duhet të ngrihen disa njësi të reja dhe së treti duhet menduar për disa institute që duhen ristrukturuar.
Së pari, më e natyrshme ishte që këtu të përfshiheshin institutet e Albanologjisë. Nuk është vendosje nën tutelë, ne nuk jemi organ ekzekutiv.
ASA tani varet nga ministria. Ky është një bashkim familjar, sepse jeni ndarë përdhunisht”./gazetashqiptare
ObserverKult
Lexo edhe:
AKADEMIA E SHKENCAVE PROMOVON DY FJALORË TË GJUHËS SHQIPE
Akademia e Shkencave e Shqipërisë promovoi dy fjalorë: “Fjalor i gjuhës shqipe” dhe “Fjalori i gjuhës shqipe” i Aleksandër Xhuvanit.
Kreu i këtij institucioni akademik Skënder Gjinushi theksoi se synimi ynë është që përmes fjalorëve të bëhet e njohur fuqia shprehëse e gjuhës shqipe.
Jo vetëm në gjendjen e sotme, si gjuhë e njësuar, por edhe në rrjedhat e shekujve. Pra prej fillimeve deri më sot.
“Ky fjalor, për të cilin është punuar më shumë se dhjetë vjet, mbështetur në një traditë shumë të vlefshme që kanë fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe.
Është një arritje e veçantë e botimeve tona akademike. Është i pari fjalor që është përgatitur duke pasur si pritës të parë shkollat, nxënësit dhe mësuesit.
Pastaj programet shkollore, duke plotësuar një nevojë parësore të tyre, në kushtet kur gjuha shqipe po zhvillohet si një gjuhë e hapur e ndërkomunikimit intensiv me gjuhë të tjera”, tha Gjinushi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult