Nga Eroll Sejdiu
Lindi apo u lind?
Kuptimi i foljes “lindi” me vështrimin semantik “dal në jetë nga barku i nënës” nuk mund të ngatërrohet me kuptimin tjetër të saj lindi “sjell në jetë dikë”, bëj fëmijë (për gratë): “Bija lindi një djalë”. “Ka lindur shumë fëmijë”.
Te përdorimi i kësaj fjale homoforme me kuptime ose me funksione të ndryshme si në shembujt që dhashë nuk mund të ketë keqkuptime, pasi në situatat e homonimisë gjuhësore vepron një mekanizëm tjetër, ai i KONTEKSTIT.
Si në çdo thënie gjuhësore, konteksti është ai që sqaron gjithçka, sepse fjalët vihen gjithmonë në kontekste të ndryshme përdorimi, prandaj dhe nuk mund të ngatërrohet kuptimisht.
Në gjuhësi është i njohur parimi që thotë se fjala ka aq kuptime sa ka dhe përdorime. Në fakt, fjala ka kuptim vetëm në fjali, kontekst, qoftë edhe të paplotë.
Kur themi, p.sh., “Naimi lindi në vitin 1900”, dhe “Bija lindi djalë”, nuk krijohet kurrfarë dykumptësie (ambiguiteti).
Konteksti e përcakton kuptimin e fjalës dhe i jep asaj vlera aktuale.
Si përfundim, do t’i këshillonim të gjithë që të mos ngurrojnë të përdorin: Naim Frashëri lindi në Frashër të Përmetit (dhe jo Naim Frashëri u lind në Frashër të Përmetit).
Kur ke lindur? (dhe jo Kur je lindur).Kam lindur në Tiranë. (dhe jo Jam lindur në Tiranë).
Në cilin vend ke lindur? (dhe jo Në cilin vend je lindur).
Sa më pak trajta në pësore.Themi: lindi dhe jo u lind, siç kemi: vdiq dhe jo u vdiq!
ObserverKult
————————–
Lexo edhe:
FJALORI I KODUAR QË PËRDORTE ABDYL FRASHËRI: E DINI SI ISHTE?
Fjalori i koduar i Abdyl Frashërit
Nga Aurenc Bebja
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit.
Tekstin e plotë e gjeni KETU