Platoni: Ai që është dhënë pas dashurisë së shpirtit, i rri besnik përjetë

platoni

Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës, kishte dy vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte “gjoks dhe ballë të gjerë”.  

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh (399 para erës sonë).

Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet iu përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike.

Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

Ai la pas vetes shumë vepra ndër të cilat është “Elozhi i dashurisë ose simpoziumi“, e cila në gjuhën shqipe erdhi e përkthyer nga Lazër Radi. Një pjesë nga kjo vepër ObserverKult e ka shkëputur dhe e sjell në vazhdim:

Nga Platoni

Është për t’u çuditur pse konsiderohet më e bukur të dashurosh nën dritën e diellit, se sa në fshehtësi.

Një i virtytshëm dhe fisnik, edhe pse mund të jetë më i shëmtuar se të tjerët, e inkurajon personin që do dhe nuk e quan këtë veprim si diçka të turpshme, përkundrazi, e ka si motiv krenarie për t’ia arritur qëllimit të tij, ndaj e quan të pandershme nëse falimenton në përpjekjen e tij sentimentale, në përkrahjen që ligji u jep të dashuruarve për ndërmarrjet e tyre dashurore, lirisë për të bërë gjëra të jashtëzakonëshme dhe për të pranuar elozhe, gjëra që sikur ndodkush t’i bënte me qëllime apo synime të tjera, aio do merrte në vetvete mallkimin e të gjithëve.

Nëse dikush synon të shkulë para nga një tjetër, apo përpiqet të përfitojë ndonjë post zyrtar dhe, për t’ia arritur këtyre qëllimeve përdor të gjitha marifetet e dashnorëve si lutje, betime, qëndrimin me orë të tëra para dyerve të të dashurve,servilizma nga ato më të rëndomtat, që nuk i bën ndoshta as një skllav, atij jo vetëm shokët, por edhe rivalët do t’i tërhiqnin vërejtjen për ojnat dhe servilizmin, duke i kujtuar detyrat e qytetarit dhe duke e këshilluar të heqë dorë nga këto veprime të padenja.

Nga ana tjetër, nëse të gjitha këto i bën për hir të dashurisë së vërtetë, atëherë ai fiton stimën e njerëzve, sepse ligjet tona e aprovojnë një gjë të tillë dhe mbi të nuk bie asnjë hije mallkimi, si të kishte kryer një vepër të lartë.

Ajo që është diçka e jashtëzakonshme, siç thotë shumica, është se kjo gjë i lejohet vetëm atij që dashuron.

Nëse ky betohet për dashurinë dhe nuk e mban fjalën ai nuk do të ketë falje nga perënditë, sepse në dashuri nuk ka betim që të mos vlejë.

Pikërisht për këtë si njerëzit, ashtu dhe perënditë, i kanë dhënë të drejtë dhe liri të plotë, pikërisht atij që dashuron, siç e parashikojnë edhe ligjet tona. Të gjitha këto na shtyjnë të besojmë se në atdheun tonë të duash dhe t’i përgjigjesh atij që dashuron, vlerësohet si diçka mjaft e bukur.

Ka edhe raste kur prindërit ngarkojnë një pedagog që të kujdeset për fëmijët e tyre dhe, përpiqet t’i mbajmë sa më larg personave që u vardisen, e kur shokët apo bashkëmoshatarët e tyre e vënë re një gjë të tillë dhe bëjnë ndonjë skandal apo diçka tjetër të kësaj natyre, më të moshuarit nuk ua vënë veshin dhe nuk ndërhyjnë fare në këto punë që u duken atyre të ekzagjeruara; tani duke e parë më hollësisht këtë çështje,del sikur tek ne dashuria vlerësohet si diçka të pandershme.

Në të vërtetë punët qëndrojnë kështu: nuk ka asgjë absolute, siç e theksova më lart, dhe asgjë nuk është e bukur apo e shëmtuar në vetvete; ajo bëhet më vonë e atillë ose e këtillë nga veprimet tona, sipas njeriut që i del mirë apo keq.

Në këtë kontekst, dashuria bëhet diçka e neveritshme, nëse dikush, pa asnjë lloj zgjedhjeje i jepet një krijese të përbuzëshme dhe, nga ana tjetër, dashuria bëhet e bukur kur bëhet ndershmërisht me një person të ndershëm…

Dhe dashnor i padenjë e vulgar, mbetet ai njeri që lakmon më shumë trupin se sa shpirtin. Ky njeri nuk është i qëndrueshëm, sepse jepet pas gjërave të përkohshme.

Ai, pasi ka shfrytëzuar bukurinë trupore të asaj luleje që dashuronte, arratiset, zhduket, dhe….lamtumirë premtime dhe fjalë të bukura!

Ndërsa ai tjetri, që është dhënë pas dashurisë së shpirtit, përkundrazi i rri besnik përjetë, sepse është lidhur me diçka që mbetet.

Prandaj liget tona duhet të përpiqen t’i përcaktojnë mirë këto gjëra për të bërë akordim, në mënyrë që njërës palë mos t’i jepen gjithë favoret, ndërsa pala tjetër të dënohet e të largohet në mërgim. Ja pse nxiten dashnorët të këmbëngulin në kërkesat e tyre, duke krijuar kështu njëfarë gare të përcaktuar kategoritë e të dashuruarve, nëse i takojnë kësaj apo asaj kategorie.

Konsiderohet si gjë mjaft e shëmtuar ta lejosh joshjen e menjëhershme, pa i lënë pak kohë njohjes, sepse koha, siç dihet, është shëruesja më e madhe e plagëve njerëzore; së dyti të tërhiqesh nga të hollat, nga ambiciet për ndonjë funksion politik, apo kur djaloshi frikësohet nga dhuna e ushtruar dhe pamundësi për të reaguar; kur përdorin mashtrimin duke i dhënë një sasi të hollash apo kur i premtojnë karierë politike dhe ai duke mos pasur forcë të heqë dorë me përbuzje e pranon një gjë të tillë.

Në të vërtetë, asnjë nga këto që përmendën më lart nuk janë as të sigurta dhe as të përherëshme dhe nga këto nuk mund të lindë kurrë një miqësi jetëgjatë.

Pra sipas ligjeve tona, nuk ka veç një rrugë që dashnori t’i përgjigjet ndershmërisht dhe ta kënaqë të dashurën e vet dhe, ashtu siç nuk është aspak e turpshme dhe e ulët për atë, që për hir të dashurisë së vet t’i nënshtrohet çdo lloj skllavërimi, po ashtu kemi edhe të vetmen shërbesë vullnetare, që nuk është as e pahijshme dhe as poshtëruese atë që ka si objekt virtytin.

(Shkëputur nga libri i Platonit “Elozhi i dashurisë ose simpoziumi”)

Përktheu: Lazër Radi

Përgatiti: ObserverKult


platoni

Lexo edhe:

PLATONI: VETËM ATA QË DASHUROJNË JANË TË GATSHËM TË VDESIN PËR TË TJERËT…

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh (399 para erës sonë).

Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet iu përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike.

Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë.

Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


eja trishtim bilall xhaferi

BILAL XHAFERRI: E NISËM NJOHJEN TONË ME NJË NDARJE

Poemë nga Bilal Xhaferri

“Dhe jeta kështu do më ikë një ditë
 si këto brigje të Azovit”.

                            Majakovski

Muzgu i mbrëmjes
erë e detit me shi.
Ti më shfaqesh në mëndje
si atëherë:
Me dorën e ngritur gjerë tek tëmthat,
nën dritat e dobta
pranë shinave të lagura.
Si rrëke brilandash të thyera
vezullonin e dridheshin në mbrëmje
kullimet e shiut të pullazeve.
Si krah të shtrirë në largësi
zgjateshin binarët e shinave
dhe ndiqnin trenin në errësirë:
Udhë të mbarë, lamtumirë!

Qe mbrëmje dimri atëher,
e fundit mbrëmje e vitit që ikte
e para mbrëmje e vitit që vinte.
Kur trenat ndërroheshin në stacion,
kë pritje ti atëher,
kë përcillje?
………………
Të dashurova si një Obllomov
i heshtur
Nuk ndodhi asgjë,
ç’mund të ndodhte?
E nisëm njohjen tonë me një ndarje
dhe mbetëm të ndarë të panjohur.

Të të ndaloj
që të të them
sa të dua.
Si, nuk e ndjen ti këtë?
Unë dashuroj bashk me ty
këtë qytet bregdetar
të bukur.
………………

Dhe shirat detare
kalojnë dhe shkojnë
Unë s’i ndaloj që t’u them sa i dua.
Pranverës,
vjeshtës plot trishtim të magjishëm
nuk u thashë ndonjëherë
se me to kam rën në dashuri.

ObserverKult