“A e di Prishtinë, ku e kam dashurinë”, këngë e paharruar e Gilit (Teksti dhe video)

Kënga “Prishtina” e kënduar nga Gili, teksti dhe muzika nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Naim Krasniqi.

Pas shumë vitesh
unë po kthehem, më përqafo Prishtinë
dhe mos lejo shpirti të më thehet
a e di Prishtinë ku e kam dashurinë.

Rrugëve të këtij qyteti unë e pata dashurinë
fshehtësinë e di Prishtina
te Fontana në Ulpianë
e pata puthjen e parë
turp me erdhi nga Prishtina

Sa shumë kishin dashuri
ato ditët studentore
kur dilnim fshehuraz në shi
edhe gjatë orës policore

Prishtina, dashuria ime
Prishtina sjell kujtime
Prishtinaa, dashuria ime

Ishim të rinj e lozonjarë
të dashuruar e të marrë
ende flet për ne, Prishtina
në banka shkruam veç dy emra
vizatuam veç  dy zemra
sa të na kujtoj Prishtina.

Sa shumë kishim dashuri
ato ditët studentore
kur dilnim fshehuraz në shi
edhe gjatë orës policore

Kishim shumë dhembje
e pak vjet, si jetuam e dimë ne vet
kishim rini, s’kishim liri
po ku gjenim aq dashuri
Do vijnë të reja breza
do na kujtojnë me lule mbi varreza
do ëndërrojnë ardhmërinë
ti kërkoju dashurinë,
mos i lëndo Prishtinë!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


parashqevi simaku
Parashqevi Simaku

Lexo edhe:

PARASHQEVI SIMAKU: TË DUA PRANË, TY TË DUA… (TEKSTI DHE KËNGA)

Më the të dua por nuk m’u besua,
Mos folën zogjtë apo pemët,
Mos ishte zhurma e erës.

Unë ty t’u luta,
Që mua të më thuash,
Të dua pranë, ty të dua.

Mos folën ujërat e pranverës,
Mos folën udhët plot,
Mos folën udhët plot njerëz.

Tekstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult