“Botën e sjellin paratë…” kënduar nga grupi 403 (teksti dhe kënga)

Qëndroja vetëm në dhomën time
Kur ajo hyri
Nga shikimi i saj
Mirë kuptova se ç’ka kërkon…
Zonjë ju lutem nëse bën
Qiranë ta paguaj muajin tjetër…
Jo nuk bën, liroje dhomën,
Ajo më tha.
E unë mbeta pa fjalë
E kuptova një gjë me rëndësi:

Bota nuk sillet vetvetiu,
Botën e sjellin paratë,
Botën e sjellin paratë,
Dhe vetëm paratë!

Fjalë të tjera më nuk prita,
Por se lutjet janë të kota,
Mora valixhen, librat dhe kitarën,
Mbas vetes e përplasa derën.

Kështu unë
dhe rrugët janë të zbrazta
sikur xhepi im.
Bursa ende nuk më erdhi
Ku të shkoj?
Ulem këndoj me kitarë
Vetvetiu doli edhe kjo melodi…

Bota nuk sillet vetvetiu,
Botën e sjellin paratë,
Botën e sjellin paratë,
Dhe vetëm paratë!

Ulem këndoj me kitarë,
Vetvetiu doli edhe kjo melodi…
Bota nuk sillet vetvetiu,
Botën e sjellin paratë,
Botën e sjellin paratë,
Dhe vetëm paratë…

Botën e sjellin paratë…
…edhe gratë …

ObserverKult