A e dini cili ishte artisti shqiptar që u nominua 15 herë për Grammy Awards?

grammy awards

Mund të mos keni dëgjuar, apo t’ju ketë dalë nga mendja, por Frederik Ndoci u nominua plotë 15 herë për Grammy Awards.

 Po t’i thuash njerëzve se kam qenë i pari artist nga Ballkani, nga Shqipëria dhe nga Shkodra që kam qenë 15 herë si emër i nominuar për ‘Grammy Awards’ ka edhe prej atyre që qeshin ngaqë mendojnë se bëjë pjesë në grupin e artistëve që blejnë klikime, tituj e vlera me lekë.”, ka thë Ndoci për ObserverKult.

“Sigurisht kur ia thashë në vitet 2006 një miku që më njihte mirë dhe kishte koefidencë, më tha pa turp: “Po pse gënjen mor burrë?!” Kur ia hapa linkun e internetit dhe ia faktova u zverdh. E priste të nxirrja shpatën e t’ia preja kokën. Por në fakt i thash, nuk është faji im që je rrit dhe jeton mes gënjeshtarësh”, thekson Ndoci.

Intervistën e plotë me Frederik Ndocin mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë:

FREDERIK NDOCI: ARTISTI QË DEBUTON PËR TË MARRË NJË TROFE SHPEJT BIE NË GRACKËN E KORRUPSIONIT !

ObserverKult