A e dini se gabimet gramatikore janë të dëmshme për shëndetin?

Një studim i fundit ka treguar se dëgjimi dhe leximi i gabimeve gramatikore mund të jetë jo vetëm i bezdisshëm, por edhe i dëmshëm për shëndetin tuaj. Sipas studiuesve në Universitetin e Birminghamit  në Mbretërinë e Bashkuar, në fakt, dëgjimi i një gabimi gramatikor në një të folur mund të ndikojë në ndryshueshmërinë e rrahjeve të zemrës (HRV), një masë e intervalit midis një rrahjeje të zemrës dhe tjetrës, e cila kur jemi në gjendje qetësia ka një trend të rregullt.

Studiuesit rekrutuan 41 folës të gjuhës angleze, të moshës 18-44 vjeç dhe me prejardhje nga më të ndryshmet arsimore dhe kulturore. Pjesëmarrësit dëgjuan 40 audio fjalimesh me tema të përbashkëta, të folura nga zëra mashkullorë dhe femërorë dhe me thekse të ndryshme, gjysma e të cilave përmbanin gabime gramatikore. Duke monitoruar aktivitetin kardiovaskular të dëgjuesve, studiuesit zbuluan se fjalimet që përmbajnë gabime ishin të lidhura me një reagim të fortë të sistemit nervor autonom, i cili rregullon rrahjet e zemrës.

Ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës, u ul ndjeshëm kur pjesëmarrësit dëgjuan fjalime që nuk përmbanin gabime gramatikore. Dhe sa më i madh të ishte numri i gabimeve, aq më të parregullta bëheshin rrahjet e zemrës, duke treguar kështu nivele më të larta stresi./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

SI IU PËRGJIGJEJ PUSHKINI KRITIKAVE DHE FYERJEVE…?