A e helmuan Enver Hoxhën? Ja çka pati thënë Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha pati reaguar pas polemikave lidhur me fundin e Enver Hoxhës dhe akuzave për një helmim të tij.

Duke folur për gazetën DITA, Nexhmije Hoxha pati deklaruar se e ka ndjekur atë debat, por nuk është çuditur, pasi për 27 vjet me radhë Enveri është sulmuar dhe janë thënë shpifje dhe akuza të qëllimshme, dashakeqe dhe absurditete nga njerëz të çekuilibruar.

“Është një debat i stisur dhe për të krijuar konfuzion, kjo çështje është shumë e qartë dhe unë nuk merrem me to. Folën njerëz me integritet si Dr. Sabiti, Isufi e njerëz të tjerë. Unë i kam shkruar këto në librat e mija dhe nuk do rri e të merrem me shpifje, ua kam dhënë përgjigjen njëherë e mirë në letrën që i kam drejtuar Ilirit e Teutës dhjetë vjet më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Enverit. Është e kotë të merresh me shpifjet. Tani po vazhdoj të shkruaj kujtimet e mija…”, pati thënë Nexhmije Hoxha.

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

E TMERRSHME: JA SI TORTUROHESHIN GRATË NË KAMPIN E KUÇOVËS…

“Pandi xhelati e rrahu shokun tim 13-vjeçar Ali Bami, aq sa mbeti shurdh për gjithë jetën. Xhelati torturoi rëndë edhe të ëmën e Aliut, Hane Bamin

Shumë vdiqën nga torturat e komunistëve, por fati deshti që të shpëtojnë disa e t’i rrëfejnë tmerret që i përjetuan. Një ndër ta është edhe Aziz Ndreu, i cili në intervistën e mëposhtme solli kujtime nga e kaluara e hidhur…

Zoti Aziz Ndreu, ju kujtohet kur erdhën t’ju marrin për t’ju internuar? E përshkruani dot skenën?

Po, vijnë e na marrin me kuaj dhe mushka. Na veçuan me ç’kishim veshur në trup dhe na nisën për në qytet. Prej andej pastaj, na nisën për në Berat. Në Berat, pas një farë kohe, meqë u bëmë shumë, një pjesë të fëmijëve i liruan. Kuptohet, i kishin baballarët në burg ose të arratisur. Më vonë edhe këta i kanë ri-internuar, mbas vitit ’50…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult