A e keni takuar atë grua, atë që shpirtin la tek ti?

Amarildo Pregapuca: A e keni takuar atë grua?

E keni takuar ate grua?
Ju ka rastisur?
Atë që asgjë nga ju s’kërkoi,
As nga vinit, as ku do të shkonit
dhe as vello të bardhë!
E keni takuar atë grua?

E keni takuar atë grua?
Që gjë si premtuat kurre?
Atë që gojën ju mbyllte me një puthje…
Sa herë menduar donit t’i thonit një fjalë?
E keni takuar atë grua?

E keni takuar atë grua..
Atë që plane nuk thurrët bashkë?
As u betuat, a përbetuat,
As “Të dua” a “Përgjithmone” thatë.
Por thjesht e jetuat.
E keni takuar atë grua..?

E keni takuar atë grua… të çuditçme, të frikshme…
Atë që mbi zotin, të uri ty?
Atë me të cilën u futët nëpër labirinte…
Që s’di t’i shprehesh dhe s’ke se si?
A e keni takuar atë grua..?

A e keni takuar atë grua.
Atë qe qeshte si fëmi?
Atë të turpshmen dhe të paturpshmen grua,
Atë grua perendi.
A e keni takuar atë grua?

E keni takuar atë grua?
Atë që shpirtin la tek ti!
Atë që aq e vështirë është për të të shkruash,
Dhe aq e thjesht ta ndjesh, siç ndjen një melodi!
E keni takuar atë grua?
Është aty diku…e maskuar, si një e zakonshme grua!