A e ndalojnë “goditjet” që vijnë nga shoqëria një dashuri?

Foto ilustrim

enjten, me datë 6 maj, do të jepet shfaqja “Unë jam pasuri”. Shfaqja fillon nga ora 18.00, tek Amfiteatri i Stacionit të Hekuradhave në Fushë-Kosovë

Sipas koordinatorit të projekteve të ArtPolis, Berat Bajramit, ky është një forum-teatër. Artpolis ka punuar përreth dy muaj me të rinj dhe të reja të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian. Këta të rinj janë mentoruar nga aktoret e Trupës së Artpolis, Qendresa Kajtazi dhe Donikë Ahmeti.

“Tema është përzgjedhur nga vet pjesëmarrësi. Është jë ngjarje e vërtetë. Ngjarje që ka ndodhur në shkollën e tyre. Racizmi trajtohet duke shfaqur dashurinë mes një vajze rome dhe një djali shqipta. Ky fenomen është mjaft shqetësues për këto komunitete”.

“Racizmi nuk duhet të zë vend në shoqërinë tonë. Ne kemi përgjegjësi që ta trajtojmë njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë. Është edukatë shoqërore respekti ndaj dallimeve”

““Unë jam pasuri” është shfaqje e llojit forum teatër. Kjo nënkupton se personazhet diskutojnë me publikun për temën e trajtuar në shfaqje. Edukimi joformal i të rinjve zë vend të rëndësishëm në aktivitetet e Artpolis.”

Rreth shfaqjes “Unë jam pasuri”

Paragjykimet, racizmi, stereotipet e normat shoqërore sfidojnë dashurinë e dy të rinjve. Inspiruar nga një ngjarje e vërtetë shfaqja “Unë jam pasuri” vjen si shprehje e guximit. Guxim për të dashuruar edhe komunitetet tjera.

Një vajzë rome dhe një djali shqiptar, pësojnë nga racizmi, paragjykimet, mentaliteti e normat e tjera shoqërore. Ato shkojnë në absurditet. Por, goditjet që marrin nga shoqëria e familjet e tyre a do ta ndalojnë dashurinë e tyre?!

Luajnë: Mimoza Baftia, Valmir Bajrami, Arife Avdullahi, Resul Krasniqi, Sejad Gashi. Ramize Shabani, Muhamet Osmani, Kimete Osmani. Mualik Rexhepi, Abdukadir Stolla, Ensar Mustafa.

Unë jam pasuri

ObserverKult

Lexo edhe:

SHFAQJA QË TRAJTON FENOMENIN E BURRNESHAVE