A e parashikuan The Simpsons zhdukjen e nëndetëses “Titan”? Videoja që bën xhiron e internetit

Kërkimet për nëndetësen e humbur “Titan” që po eksploronte rrënojat e Titanikut është kthyer në një “thriller”. Teksa orët po kalojnë dhe ankthi për fatin e pasagjerëve ka arritur kulmin, përdoruesit në Twitter kanë “zbuluar” një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me ‘The Simpsons’.

Videoja që po qarkullon në internet tregon se si The Simpsons “e parashikuan” këtë ngjarje. Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.

Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në thellësinë e detit derisa duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të vuajë për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, disa ditë më vonë, ai zgjohet në spital./ gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

I MBIJETUARI I SHPËTIMIT MË TË THELLË NËNUJOR NË HISTORI: KAM NJË “NDJESI TË TMERRSHME” PËR NËNDETËSEN E ZHDUKUR

Një inxhinier britanik, i cili mbijetoi pasi nëndetësja e tij u mbyt 457 metra larg brigjeve të Irlandës 50 vjet më parë. Ai ka një “ndjenjë të tmerrshme”. Kjo lidhur me nëndetësen turistike të humbur.

Roger Mallinson, i cili së bashku me kolegun Roger Chapman po riparonin një kabllo telefonike. Ata po punonin në shtratin e detit në Detin Kelt. Rastin e mjetit nënujor të zhdukur e shohin si “të tmerrshëm”. Ai kujtoi makthin e tij në 1973.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult