A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet po kaq shumë në të gjithë botën, siç na thonë apologjetet e banalitetit?

Sipas të dhënave nga Britania e Madhe, gjatë vitit 2023 një film dokumentar mbi natyrën ka tërhequr trefishin e audiencës së premierës së Big Brother-it të rikthyer pas 5 vitesh mungesë.

Filmi dokumentar ‘Planet Earth’ renditet i teti në 10 eventet me audiencën televizive më të madhe. Ai mblodhi rreth 7.4 milion shikues para ekranit nga 2.5 milion që pati premiera e BB, e cila as që iu afrua 10-shës.

Që Big Brother është një produk televiziv i llojit më të keq, që ai shfaq banalitet në një nivel fyes për publikun e që ai është i dëmshëm për shoqërinë, kjo është diçka e mirëpranuar në një rreth të gjërë kritikësh kudo nëpër botë dhe nuk ia vlen ta diskutojmë.

E papranueshme është që disa cinikë nëpër media kërkojnë ta amnistojnë banalitetin duke thënë se produkte të tilla i kërkon tregu dhe nuk kemi përse shqetësohemi sepse kjo ndodh në të gjithë botën.

Sigurisht fenomene problematike ka në të gjithë botën, por kjo nuk është një arsye për të mos u shqetësuar dhe aq më pak për t’i pranuar problemet si të mirëseardhura.

Fundja në të gjithë botën, paralelisht me problemet ka dhe njerëz që i kritikojnë. Kërkesa për të mospranuar kritikën, në emër të normalizimit të fenomeneve të kohës është diçka edhe më banale se vetë produktet që ata mbrojnë dhe, për më tepër, është diçka që nuk ndodh në të gjithë botën.

Por përveç kësaj duhet ta themi që nuk ka një vend të botës ku audienca shkon në nivele të tilla sa në Shqipëri.

Audienca e BB preku rreth 3-4 përqind të popullsisë britanike, ndërsa në Shqipëri u boshatisën rrugët duke u mbërthyer të gjithë para ekranit me burra e gra, të moshuar e fëmijë.

Sigurisht ky është lajm i keq për gjendjen kulturore të shoqërisë dhe kjo tregon keqedukimin e saj.

Audienca nuk është diçka natyrore që i përzgjedh produktet mbi bazë principesh primordiale të vendosura që me lindjen e njeriut.

Ajo është diçka që kultivohet dhe rendja e shqiptarëve për t’u ushqyer në pleh tregon sesi janë kultivuar shijet, botëkuptimet, mendësitë e tyre.

Kjo tregon vetëm sesa e varfër është bota e tyre kulturore, për të cilën sigurisht është punuar vite me radhë.

Kur media, politika, shkolla, mjedisi social e gjithçka tjetër kultivojnë banalitet, shterpësi e injorancë, patjetër që kjo do reflektohet në mënyrë kaq dramatike në tregun mediatik, e më tej, kjo do të reflektohet në gjendjen e djerrinës kulturore ku ka ngecur shoqëria shqiptare.

ObserverKult


charles bukowski nëse, poesi observerkult
Charles Bukowski

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: UA KAM BËRË DO FORA

Poezi nga Charles Bukowski

pothuajse ç’prej se merrem me shkrime
me dekada të tëra
nuk m’u kanë nda
thashethemexhinjtë dhe përgojuesit
të cilët deklaronin
përditë
përjavë
përvit
se
më nuk mund të shkruaj
se tash kam rrëshqitur
dhe kam
rënë.

që në fillim kur zura të shkruaj
kishte shumë ankesa mbi
përmbajtjen e
poezive dhe tregimeve të mia.
“kujt ia ndien mbi jetën e përvuajtur e një
kloshari pijanec?
a është kjo e tëra mbi të cilën ai mund të shkruajë,
mbi kurvat dhe vjelljen?”

ndërsa tash
pakënaqësia e tyre është:
“kujt ia ndien mbi jetën e një
kloshari të
pasur?
pse nuk shkruan më mbi
kurvat dhe
vjelljen?”

Akademikët më konsiderojnë
të pagdhendur
ndërsa unë nuk jam shoqëruar me shumicën e
tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult