A është më mirë me ecë para apo prapa arkivolit? Ja çka thotë populli…

Foto ilustrim

Brenda në arkivol

Diku nga anët e Deçanit, dy veta shkojnë për të marrë pjesë në një ceremoni varrimi. Të vdekurin e kishin vënë në arkivol dhe kishte ardhur koha që ta përcillnin te varrezat.
Kur kortezhi mortor ishte gati të nisej, ata të dy ngatërrohen mes vete! Secili mbronte qëndrimin e vet: njëri thoshte se “duhet ecur prapa arkivoli” e tjetri thoshte se “duhet ecur para tij”.
Në fund vendosën ta pyesin hoxhën, pasi që ishte krijuar shamatë aty: Lum hoxha, të na sqarosh, a është më mirë të ecim para arkivolit, apo prapa tij?!
Hoxha, duke i njohur të dy që nuk ishin tamam në terezi, po iu thotë:

– Që besa e Zotit, më mirë do të ishte sikur ju të dy të ishit brenda në arkivol, por ja që — Zoti këtë tjetrin e ka marrë gabimisht! E ju, n’dashi ecni prapa, n’dashi para arkivolit se nuk iu prehet dëm i madh!

*Marrë nga ANEKDOTA POPULLORE DHE SATIRA AUTORIALE (II) të Mehmet Bislimit

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

ARTAN FUGA: NUK ËSHTË E VËRTETË SE SKËNDERBEU ISHTE THJESHT NJË PRIJËS MBI KALË…