Historianët vazhdojnë të debatojnë nëse Mata Hari ishte vërtet një agjente e fshehtë, apo thjesht një viktimë e kapur në vorbullën e seksizmit, intrigave dhe propagandës së luftës.
Nga Barbara Maranzani
Vajza lozonjare e një mulluxhiu të pasur holandez, e braktisi që në adoleshencë familjen e saj. Margareta Zele, u arratis më pas nga një martesë abuzive me një oficer të ushtrisë në Indinë Lindore Holandeze (Indonezia e sotme), para se të shkonte në Paris, ku u bë e dashura e disa burrave me pozitë.
Kur një nga dashamirësit e saj, i sugjeroi të bëhej një balerinë, ajo e “rishpiku” veten. Mori emrin e skenës Mata Hari, një fjalë malajzeze që do të thotë “syri i ditës”, ose “lindja e diellit”. Me emrin e ri, erdhi edhe biografia e re. Duke përfituar nga fiksimi i Evropës me Lindjen e Largët, Mata Hari pretendonte se ishte vajza e një kërcimtari indian. Dhe edhe se kishte lindur në ishullin e Javas.
Për shkak të ndjeshmërisë sociale mbi kërcimtaret, ajo pretendonte se aktiviteti i saj i zakonshëm ishin vallet fetare në tempujt e Javas, duke i lejuar audiencës së saj të pretendonte, se po shihte shfaqje edukative. Udhëtonte shpesh në vendlindjen e saj në Holandë dhe vazhdoi të performojë me stilin e saj ekstravagant. Vazhdoi edhe lidhjet me burrat në të dy anët e konfliktit.
Kur ndodhej në qytetin e Hagës më 1915, ajo u kontaktua nga një diplomat gjerman, i cili i ofroi asaj ekuivalentin e sotëm prej 61.000 dollarësh për të spiunuar për Gjermaninë. Pranoi paratë, fakt që do të përdorej më vonë kundër saj në gjyqin për spiunazhit, ajo mohoi të ketë bërë ndonjë spiunim për Gjermaninë. Pretendoi se i mori paratë si rimbursim, për sendet personale që i ishin konfiskuar nga Gjermania kur filloi lufta.
Pasi u rikthyr në Paris, ajo tërhoqi vëmendjen e Zhorzh Laduks, drejtues i kundërzbulimit francez. Ai e kishte vënë prej kohësh nën vëzhgim, por nuk kishte mundur të gjente asnjë provë për spiunimin e saj. Në vitin 1916, kur ishte gati 40 vjeç, dhe me karrierën e saj të vallëzimit në perëndim, dhe kur të adhurat e saj financiare u pakësuan, Mata Hari ra në dashuri me oficerin rus Vladimir de Maslof.
Kur u plagos në kokë, Mata Hari iu lut Departamentit të Luftës, për një leje udhëtimi për ta vizituar Maslof. Zyrtarët, përfshirë Laduks, kërkuan që ajo të bëhet spiune e francezëve, në këmbim të parave që Mata Hari shpresonte të përdorte për t’u martuar me Maslof.
Ajo ra dakord, por neglizhoi t’i tregonte Laduks se tashmë kishte pranuar të spiunonte për Gjermaninë. Në fund, duket se Mata Hari ishte një spiune e pasuksesshme, pavarësisht nëse ishte rastësisht apo qëllimisht.
Laduks, ndoshta duke shpresuar ta fuste në grackë, nuk i dha asaj udhëzime se kush duhet të synohet si burim. Dhe Mata Hari, ndoshta e pavetëdijshme për lojën e rrezikshme që po luante, nuk bëri asnjë përpjekje për të fshehur lidhjen e saj me agjencinë e Laduks. E shkruajti emrin e saj në postë dhe telegrame (që mund të ishin kapur lehtësisht), dhe vizitonte shpesh zyrat e saj për të kërkuar shlyerjen e pagesave.
Atë nëntor, autoritetet britanike e arrestuan ndërsa po udhëtonte nga Spanja në Holandë. Pasi u morr për disa orë në pyetje, Mata Hari rrëfeu se ishte punësuar nga Laduks. Ky e tradhëtoi atë, duke u thënë britanikëve se ai e kishte angazhuar vetëm që ta shkëpuste atë nga aktiviteti si spiune e gjermanëve.
Mata Hari u deportua në Spanjë. Atje filloi një marrëdhënie romantike me oficerë ushtarakë gjermanë dhe francezë. Kur mësoi për një zbarkim të planifikuar të trupave gjermane në Marok prej një prej të dashurve të saj, ajo u përpoq të vinte në dijeni Laduks. Mata Hari nuk ishte në dijeni, që Laduks po monitoronte fshehurazi radiokomunikimet mes Madridit dhe Berlinit, me shpresën e mbledhjes së provave për agjenturën e saj të dyfishtë.
Laduks, përdorte mesazhe që ai pretendonte se e kompromentonin rëndë Mata Harin, për të siguruar arrestimin e saj. Disa historianë besojnë se gjermanët, të pakënaqur me mungesën e mbledhjes së informacioneve inteligjente prej saj, mund të kenë dërguar mesazhe false duke e quajtur atë si agjente gjermane, për të siguruar arrestimin e saj nga Franca.
Versionet origjinale të këtyre komunikimeve, kanë humbur. E vetmja dëshmi që ekziston sot, është versioni që është përkthyer personalisht nga Laduks, çka ka ngjallur dyshime se prova u fabrikua. Vetë Laduks u arrestua dhe u akuzua si një agjent i dyfishtë, por në fund u lirua.
Shumica e historianëve, besojnë se arrestimi dhe ndjekja e saj penale, ishte përcaktuar me kohë nga Laduks dhe zyrtarët francezë. 1916-a, kishte qenë një vit me pengesa serioze për Francën në Frontin Perëndimor, çka i kishte demoralizuar ushtarët, që nuk donin të luftonin më.
Stili luksoz i jetes së Mata Harit, dhe lidhje e shumta intime, e bënë atë një objektiv të lehtë. Veçanërisht ne krahasim me gratë franceze, që bënin sakrifica të mëdha gjatë luftës, duke përfshirë edhe burrat dhe djemtë e tyre.
Mata Hari u arrestua në shkurt 1917. Ajo u mbajt në kushte të rrepta sigurie, dhe u lejua të takohej vetëm me avokatin e saj të moshuar, një ish dashnor pa përvojë në gjykatat ushtarake. Iu nënshtrua pyetjeve të ashpra nga prokurori Pier Bushardo, duke pranuar se kishte marrë para, porse nuk kishte spiunuar asnjëherë për Gjermaninë.
Ajo çka e rëndoi më tej pozitën e saj, ishte shprehia e lindur për të trilluar faktet mbi jetën e saj, duke bërë që të jepte deklarata kontradiktore (dhe potencialisht të dëmshme). Në gjyqin e saj, prokurorët pohuan se informacionet inteligjence që ajo kishte dhënë, e benin atë drejtpërsëdrejti përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve të forcave aleate.
Por ata nuk qenë në gjendje të paraqesnin ndonjë dëshmi të drejtpërdrejtë të spiunimit të saj, ndërsa në mënyrë të përsëritur e përdorën mungesën e moralit, si dëshmi të karakterit të saj të ulët. Bushardon tha:”Pa skrupuj, e mësuar ta përdorin burrat, ajo është lloji i gruas që lind për të qenë një spiune!”.
Gjykata e përbërë vetëm nga burra e dënoi atë brenda 45 minutave. Ajo vazhdoi të këmbëngulte në pafajësinë e saj, teksa u ekzekutua nga toga e pushkatimit më 15 tetor 1917. Brenda pak muajve nga vdekja e saj, u botua biografia e parë “Mata Hari”. Që atëherë, ajo ka qenë subjekt i qindra librave dhe eseve.
Greta Garbo, luajti rolin e saj në një film artistik në vitin 1931. Filmi u bazua në jetën e saj, por u censurua shumë pas daljes në kinema, për të hequr disa nga detajet e tij më të “fshehta”. Historia e saj, është shfaqur gjithashtu në teatër, muzikalë, madje edhe në balet dhe opera.
Ajo konsiderohet ende sot një frymëzim, për çdo femër fatale. Megjithatë, historianët vazhdojnë të debatojnë nëse ishte vërtet një agjente e fshehtë, apo thjesht një viktimë e kapur në vorbullën e seksizmit, intrigave dhe propagandës së luftës.
ObserverKult
————————————
Lexo edhe:
KRONIKA E NJË EKZEKUTIMI TË BUJSHËM, “JAM GATI”, THA MATA HARI ATË MËNGJES…
Henry Wales ishte një reporter britanik që mbuloi ekzekutimin e Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917.
Ajo kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për presidentin francez për pastërti dhe mezi priste përgjigjen e tij: “Parandjenja e parë që ajo ndjeu se kërkesa e saj ishte refuzuar, ishte kur ajo u zhvendos gjatë pushimit të ditës nga qelia e saj në burgun e Saint-Lazare me një automobil në pritje dhe më pas nxitoi për në kazermë, ku skuadra e pushkatimit e priste.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MIRKO GASHI: NISJA E DASHURISË
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi
të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë
e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s’u josh
jetoja
pa mostra
bëja zustra
me çdo varg
shkoja larg
e më larg
shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi
taverna
më çeli
kaverna në cdo tavernë
nga një kavernë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult