A kemi ne mundësi që të mos jetojmë vetëm mes ankthit dhe dëshirave?

agim baçi: dashurisë
Agim Baçi

Nga Agim Baçi

Xhorxh Oruell pati parashikuar në romanin “1984” një realitet të vështirë për të dalluar të sajuarat nga të vërtetat, teksa shkruante se “Qytetërimi ynë është ngritur mbi urrejtje. Në botën tonë nuk do të ketë ndjenja të tjera veç frikës, zemërimit, triumfit dhe vetëposhtërimit. Gjithçka tjetër do të shkatërrohet”.

Por, a janë fajtorë vetëm ata që duan ta zotërojnë këtë realitet të ri apo edhe ata që e pranojnë, që e duartrokasin, apo që zgjedhin rrugën e heshtjes?

A është e mundur që t’i rezistojmë këtij realiteti të sugjeruar nga ata që duan të na kthejnë në viktima? A kemi ne mundësi që të mos jetojmë vetëm mes ankthit dhe dëshirave?

Pikërisht kësaj sfide duhet t’i përgjigjemi të gjithë, që të mos lejojmë që skenari i rutinës së të qenurit “një hiç” të triumfojë në jetët tona e që ne të mos pranojmë atë na shitet nga autoritetet si e vetmja e vërtetë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“FERMA E KAFSHËVE”: ÇFARË DONTE TË THOSHTE NË TË VËRTETË ORUELLI

Materiali i mëposhtëm është shkëputur nga një letër e Xhorxh Oruellit drejtuar Duajt Mekdonaldit. E shkruar në dhjetor 1946, menjëherë pas botimit të ‘Ferma e Kafshëve’ në Shtetet e Bashkuara.

Sipas redaktorit të letrave, Pitër Davisonit, i cili gjithashtu ka dhënë shënimet në fund të faqes, Mekdonaldi i shkroi Oruellit se:

Intelektualët anti-stalinistë, që ai njihte, pretendonin se parabla e Ferma e Kafshëve nënkuptonte se revolucioni përfundonte gjithmonë keq. Keq për të disavantazhuarit. Ndaj në dreq me të dhe rroftë status-quo-ja.”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult