“A kena me u puthë ma?”, Engjëllushe Alla lexon poezinë e Bruna Gjoni Pervathit

A kena me u puthë ma?, poezi nga Bruna Gjoni Përvathi

U zvogluen dashnitë e mdha
U rrudhën si gjethet e shelgut mbi prru
N’krahanor gjëmon fryma e trëmun
E mallet shkrumohen sy mbi sy.

Nuk kanë me u puthë ma buzët
Nuk kanë me u rrok ma dashnitë mes krahve
N’largsi shihena, n’largsi duhena
T’friguem me u dasht ngat.

A kena me u puthë ma
Si njat’here kur pranverat çilnin n’pikë t’dimnit
Me u prek t’përvëluem deri n’asht
E me frymën tonë me i fry zjarrmit t’fikun?

Unë e di
Vjeshtat kan me u shkundë si lot
Mbi puthjet …

ObserverKult

Lexo edhe:

BRUNA GJONI PERVATHI: MOS FLI SOT ZEMËR…