Bruna Gjoni Pervathi: Mos fli sot zemër…

Mos fli sot
Mos fli sot zemër
Dua ta shohim bashkë sesi bie në tokë gjethja e parë
Kjo është vjeshta e parë qe e shoh me ngjyra të çelta

Mos fli sot
Dua ta shohim bashkë tek bie ylli mbi detin e trazuar të ikjeve
E te qeshim me perandorët e luftrave të humbura

Mos fli sot zemër
Dua ta presim bashkë agun e bardhë
Kjo është e para vjeshtë që nuk më gjurmon frikshëm, nën gjethet e thara

Mos fli
Në të zbardhur do të pushtoj mes krahëve
si dallëndyshe e malluar për diell

Se ti je diell

ObserverKult