“A mund të eliminohet lufta?”, libri më i ri i Cristopher Coker

Në edicionin e 34-të të Panairit të Librit në Shkup, Logos-A sjell librin “A mund të eliminohet lufta?” nga profesori britanez, Cristopher Coker.

Cristopher Coker


Në këtë libër autori trajton çështjen e luftës. Lufta- një çështje e cila thuajse çdoherë është aktuale. Në gjashtë kapitujt e librit: Evolucioni, Kultura, Teknologjia, Gjeopolitika, Paqja dhe Humaniteti, ku elaborohet ndikimi i luftës në kontekstin human dhe qytetar nga perspektiva kulturore, sociologjike, teknologjike dhe politike.

Mënyra e shtjellimit të qështjeve, faktet dhe të dhënat që autori i ka paraqitur në kë libër, janë referenca të dobishme për studiuesit e sigurisë, politologjisë, studimeve ushtarake dhe atyre diplomatike.

ObserverKult

Lexo edhe:

FOTO IKONIKE: USHTARI 19 VJEÇAR THOTË SE “LUFTA ËSHTË FERR”

Shumë ushtarë kanë shkruajtur grafite në helmetat e tyre. Ishte kjo një mënyrë për të shfaqur qëndrimet e tyre.

Por, kontrasti është ajo që e bën këtë foto ikonike. Ju e shihni këtë ushtar të ri dhe të pashëm me një buzëqeshje në fytyrë dhe më pas tekstin në helmetën e tij.
Hiqeni helmetën dhe kjo mund të jetë lehtësisht një foto e librit të shkollës së mesme. Fytyra e tij tregon një ndjenjë të pafajësisë.

Mesazhi në helmetë “Lufta është ferr” karakterizonte një qëndrim të ashpër të shumë ushtarëve të rinj amerikanë, të cilët përfunduan në xhunglat e largëta të Azisë juglindore në luftime vdekjeprurëse.

Identiteti i ushtarit ishte i panjohur për shumë dekada. Vonë u mësua se ishte Larry Wayne Chaffin nga St. Louis.

Ai shërbeu për një vit në Vietnam, duke filluar nga maji 1965. Kur u fotografua ishte 19 vjeç.

Gjatë Luftës së Vietnamit më 18 qershor 1965, anëtari i Batalionit të Brigadës Ajrore 173, Larry Wayne Chaffin, buzëqesh para kamerës.Foto: Lufta është ferr

Tekstin e plotë e gjeni KETU