Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë.
Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodh edhe diçka më e lartë dhe më e madhërishme: ne mësojmë të përçmojmë, të dashurojmë dhe pikërisht kur parapëlqejmë.
Por e gjitha kjo është e pavetëdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë trup dhe atë fshehtësi të së mirës që pengon në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e virtytit.
Morali si qëndrim sot ndeshet me shijen tonë. Edhe ky është një hap përpara, ashtu siç qe hap përpara i stërgjyshërve tanë fakti që më në fund feja si qëndrim përplasej me shijen e tyre, përfshi armiqësinë dhe hidhërinë e Volterit kundër fesë (dhe me gjithcka që dikur bënte pjesë në gjuhën mimetike të mendimtarëve të lirë).
Është muzika e vetëdijes sonë, vallja e shpirtit tonë, me të cilën nuk përkon asnjë litani puritare, asnjë predikim moral dhe asnjë konformizëm.
*Fragment i shkëputur nga eseja “Virtytet tona” të Friedrich Nitzche pjesë e librit “Përtej së mirës dhe së keqes, përktheu Çlirim Mukli, Plejad 2003
Përgatiti: ObserverKult
—————————————-
Lexo edhe:
ARMIKU IM, POEZI NGA MIMOZA AHMETI
Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,
armiku im.
E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dijë.
(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. )
Armik. Armiku im!
Prej teje rashë në gjurmë dhe përfitim
të asaj që kërkoja,
prej teje gjallëroi lënda ime, u zgjua,
u përbetua,
dhe ngashëreu,
kur vrasja shpirtërat mbërtheu.
Oh, në të vërtetë, ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult