A qajnë burrat?

lamtumirë jane austen teodor fontan guxim

E pyetën një burrë të mençur: A qajnë burrat?

Ai u përgjigj: Po. Burrat qajnë:

Kur u vdesin nënat

Kur humbasin baballarët

Kur u sëmuret një nga fëmijët

Kur u martohen vajzat

Kur mohohen nga fëmijët

Kur shtypen, zhgënjehen dhe jetojnë në mjerim

Kur dështojnë në plotësimin e nevojave bazë të fëmijëve të tyre

Kur detyrohen të braktisin vendlindjen dhe të ndahen nga të dashurit e tyre.

Po, qajnë burrat, por në errësirë, kur bie shi dhe mbi jastëk. Lotët e burrit nuk dalin nga sytë dhe të rrjedhin mbi faqe, ku i shohin të gjithë. Lotët e burrit dalin nga zemra dhe rrjedhin mbi zemër. Efekti i tyre shfaqet nëpërmjet psherëtimave, vështrimeve, rrudhave të fytyrës, thinjave të flokëve dhe dridhjeve të duarve.

Kjo është e qara e burrave. / (Arabe)

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult  


Friedrich Wilhelm Nietzsche (15. 10. 1844 – 25. 06. 1900)

Lexo edhe:

NIÇE: BURRAT MË TË NDJESHËM JANË ATA QË SKUQEN PËRBALLË GRAVE

Fridrih Niçe, filozofi gjerman i shekullit të 19-të, ishte i dashuruar me qytetin e Torinos. Ai adhuronte akulloren e qytetit, muzikën dhe qetësinë e tij.

Nga gjithë ky pasion për qytetin, Niçe në mënyrë shumë spektakulare deklaroi se Zoti ka vdekur, por Torino ishte shumë e gjallë.

Niçe shkroi: “A e njeh Torinon? Ky është qyteti i zemrës sime. Një frymë e vërtetë e shekullit të 18-të. Pallate që i flasin zemrës, jo fortesave të Rilindjes! Dhe pamja e Alpeve nga qendra e qytetit. Nuk do ta kisha menduar kurrë se drita mund ta bënte një qytet kaq të bukur”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult