A. S. Pushkin: Kujtoj me mall një çast gëzimi

A. Pushkin: inezilda
Alexander Sergeyevich Pushkin

Pushkin ia kushtoi këtë poezi A. P. Kernës

Kujtoj me mall një çast gëzimi
përpara sysh m’u shfaqe ti,
si vezullim i një vegimi
si ëngjëll plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmëkote,
në dhembje brengash e mërzi
më grishte larg fytyra jote
dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

Nga shqot’ e kohërave që shkuan
kështjell’e ëndrrave m’u shemb
me mjegull vitet ma mbuluan
fytyrën tënde, zërin tënd.

Ç’i ngrysa ditët gjith me brengë
i zymtë dhe në shkretëti
pa perëndi, pa shpres’e këngë
pa lotë, jet’e dashuri.

Në shpirt më shkrep agimi,
dhe ja, sërishmi m’u shfaqe ti,
si vezullim  i një vegimi,
si ëngjëll plot me bukuri.

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
sepse iu kthyen përsëri
dhe perëndi dhe frymëzime
dhe lot jetë e dashuri.    

Përktheu: Jorgo Bllaci

———————-

LEXO EDHE:

SI IU PËRGJIGJEJ PUSHKINI KRITIKAVE DHE FYERJEVE

Pushkin mori vërejtje të shumta thumbuese nga bashkëkohësit, por u përgjigjej me shumë zgjuarsi. Kritikët dhe ziliqarët s’kishin asnjë pikë mëshire për shkrimtarët. Në ditët e sotme, Aleksandër Pushkini konsiderohet si një prej poetëve kryesorë rusë, megjithatë disa prej vlerësimeve të bashkohësve, gjatë kohës së tij, ishin të ashpra, madje fyese.

Në 1830, Pushkini shkroi disa shënime për t’iu përgjigjur komenteve, ku pranonte se gjithmonë i respektonte kritikët e vërtetë dhe përpiqej të hynte në mënyrën e tyre të të menduarit, edhe pse zakonisht nuk ia dilte dot mbanë. Fyerjet në revista, siç pranonte Pushkini, për njëfarë kohe e inatosën, si rrjedhojë autorët duhet të ishin të lumtur se ia kishin arriur qëllimit. Në artikullin “Përvoja e prapsjes së disa akuzave joletrare”, Pushkini shkroi se ndihej i turpëruar, se nuk kishte shpjeguar të vërtetat themelore për të hedhur poshtë kritikat e padrejta, megjithatë, arsyeja kryesore që ai nuk iu përgjigj atyre, ishte nga përtesa. Poeti pranoi se ai kurrë nuk u zemërua mjaftueshëm me këta të…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult