Abdullah Zeneli: Mitike

1. Shqipëri

Shqip fjala. Shqip besa. Shqip ati. Shqip biri. Shqip shpirti. Shqip uji. Shqip lumi. Shqip deti. Shqip guri. Shqip gruri. Shqip mali. Shqip shkrimi. Shqip qumështi. Shqip kopshti. Shqip retë. Shqip vetëtimat. Shqip bubullimat. Shqip brumi. Shqip bora. Shqip stuhia. Shqip tërmeti. Shqip yjet. Shqip dielli. Shqip hëna. Shqip brumi. Shqip gjuha. Për nënën. Për babain. Për motrën. Për vëllain. Për mikun. Për ty. Për veten. Për stërgjyshër. Për nipër. Për mbesa. Për shkrimin. Për shtratin. Për gjumin. Për ëndrrat. Për zhgjëndrrat. Për djersën. Për gjakun. Për pragun. Për punën. Për gunën. Për xhepin. Për kokën. Për syrin. Për gjurmët. Për pafundësinë. E kurrë Shqipëri.

2. Kosovë

Kosovë ashti. Kosovë palca. Kosovë brinjët. Kosovë rrashta. Kosovë dheu. Kosovë dega. Kosovë trungu. Kosovë sythi. Kosovë gjethi. Kosovë lulja. Kosovë pëllumbi. Kosovë bilbili. Kosovë kandili. Kosovë nusja. Kosovë dhëndri. Kosovë fëmija. Kosovë legjendat. Kosovë Prekazi. Kosovë Reçaku. Kosovë Rugova. Kosovë Llapi. Kosovë Drenica. Kosovë pragu. Kosovë çatia. Kosovë shtëpia. Kosovë Ibri. Kosovë libri. Kosovë vesa. Kosovë ylberi. Kosovë bleta. Kosovë ari. Kosovë gjiri. Kosovë buzët. Kosovë buzëqeshja. Kosovë vaji. Kosovë gjëma. Kosovë kënga. Kosovë Ademi. Kosovë Ibra. Kosovë Zahiri. Kosovë ti. Kosovë unë. E kurrë Kosovë.

3. Bashkë

Bashkëbisedim. Bashkërendim. Bashkëndërrim. Bashkëjetesë. Bashkëdyzim. Bashkëveprim. Bashkëluftim. Bashkëqeverisje. Bashkëgrishje. Bashkëpunim. Bashkëlavdërim. Bashkësynim. Bashkëfajtor. Bashkatdhetar. Bashkëpërgjegjësi. Bashkështëpiak. Bashkëfshatar. Bashkëkombas. Bashkëkohës. Bashkëvuajtës. Bashkudhëtim. Bashkëflijim. Bashkëndërtim. Bashkëpërtëritje. Bashkëthumbues. Bashkëhumbës. Bashkëtfillues. Bashkëvrojtues. Bashkëpërgjërues. Bashkëlotues. Bashkëlemeritës. Bashkëshijues. Bashkërefuzues. Bashkëbanues. Bashkëgropues. Bashkëgjezdisës. Bashkëshfletues. Bashkënënshkrues. Bashkë. Bashkë. Bashkë. Kosovë. Shqipëri. E kurrë bashkë.

ObserverKult