Abdulrazak Gurnah, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë

Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2021 iu akordua shkrimtarit nga Zanzibari, Abdulrazak Gurnah, për një vepër të vitit 1994.

Çmimi iu dha shkrimtarit me motivacionin “për depërtimin e pakompromis dhe të dhembshur tek efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në humnerën mes kulturave dhe kontinenteve”.

Vepra e shkruar nga Gurnah, “Parajsa”, ishte ajo që e bëri të famshëm shkrimtarin në skenën botërore.

Ajo u shkrua prej tij pas një udhëtimi në Afrikën Lindore rreth vitit 1990 dhe tregon një histori të trishtë dashurie ku përplasen dy botë të ndryshme dhe dy sisteme besimi, transmeton ‘a2news.com’.

Abdulrazak Gurnah ka publikuar gjatë karrierës së tij 10 romane dhe disa tregime të shkurtra. Ai nisi të shkruante kur ishte 21 vjeç, dhe përveç gjuhës “swahili”, anglishtja u bë gjuha e tij e dytë dhe gjuha e përdorur në veprat e tij.

I lindur në vitin 1948 dhe i rritur në Zanzibar, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Deri para daljes në pension, ai ishte pedagog i gjuhës angleze dhe Letërsisë Postkoloniale në Universitetin e Kentit, Angli.