“Abel”, ekspozita e Gazmend Lekës kushtuar konfliktit të fundit në Kosovë

Është çelur, në Galerinë FAB, ekspozita e piktorit të mirënjohur Gazmend Leka. Ekspozita e cila titullohet “Abel”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit tetor.

Ekspozita i kushtohet Kosovës dhe siç shprehet vetë autori, ““Abel” i dedikohet konfliktit të fundit në Shqipërinë e Epërme, në Kosovë, në oborrin e shtëpisë sonë”.

Përurimi i ekspozitës, në Galerinë FAB, mblodhi shumë dashamirës të artit, piktorë, artistë e qytetarë. Mes tyre ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, në Tiranë, Skënder Durmishi.

“Në katër dekada krijimtari të vrullshme, mund të konstatojmë lehtë, që pakkush si Gazmend Leka ka shkuar kaq larg në udhëtimin drejt dhomave më të errëta të qenies”, shkruan kuratori i kësaj ekspozite, Ermir Hoxha.

Në Galerinë FAB, çdo vjeshtë, Gazmend Leka sjell ekspozitën e tij.

“Kësaj here, në qendër të saj, lartohet pikërisht mëkati. Aty Kaini është ngritur vërtik në ajër. E aty qëndron. Me forcë maksimale sfidon ligjet e gravitetit, ndërsa në duar shtrëngon hanxharin shkëlqyes. E kur të godasë – sepse do godasë me patjetër – do derdhë sërish gjakun e pafajshëm. E ai fillimisht do të jetë i kuq, më pas në errësirë do shfaqet thjesht si një pellg i zi”, shkruhet në materialin me të cilin kuratori shoqëron veprat e ekspozuara të Gazmend Lekës./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

CESARE PAVESE: GJITHMONË VEÇ T’KAM PA’

Poezi nga Cesare Pavese

Gjithmonë veç t’kam pa’,
pa të folur kurrë,
në momentet e tua më të bukura.
Por tani e kam shpirtin aq të trazuar,
të thyer nga pamja jote,
dhe nuk mund të gjej më qetësi
nga tronditja e tmerrshme.
Dhe nuk mund të të flas,
dhe as të afrohem,
se do të shembeshin të gjitha ëndrrat e mia…
Oh nëse kështu e tmerrshme është dhimbja
që kam në shpirt këtë natë
dhe nuk do të të njoh kurrë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult